☁️
Tiranë 19°C · Vranët 31 Tetor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 104.12 ▲2.08%
ARI 3,899 ▼3.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585
₿ CRYPTO
BTC $77,520 ▲ +0.24% ETH $2,249 ▲ +0.78% XRP $1.2478 ▲ +0.31% SOL $95.9000 ▼ -0.81%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 %
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585
31 Tet 2026
Breaking
Politika

Rama: Librat falas për nxënësit e fillores, fund teksteve që lemerisën këdo

Kryeministri Rama është ndalur në një takim me mësues e prindër në qytetin e Vlorës, aty ku ka qenë e pranishme edhe ministrja e Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla.
Duke theksuar vëmendjen e posaçme të qeverisë ndaj arsimimit të fëmijëve, në takim u tha se librat falas për nxënësit e klasave të fillores, që vitin tjetër do të përfshijnë edhe klasat e pesta, janë një provë kuptimplotë.

“Na vjen shumë mirë që ia dolëm në këtë proces, e që tani kemi mundësinë që edhe një tjetër kontribut të prindërve për familjen e fëmijët ta zëvendësojmë me një kontribut të shtetit. Hap pas hapi, përpjekjet, sakrificat dhe dhimbjet që shoqërojnë reformat po kthehen dhe masat e vështira po sjellin një forcë për shtetin. Duke u ardhur në ndihmë fëmijëve, u bëjmë të mundur familjeve që t’i përdorin për diçka tjetër shpenzimet për libra”, tha Rama.

Rama tha gjithashtu se falë reformave e kontributeve të të gjithëve rriten mundësitë e shtetit për të investuar më shumë fonde në favor të familjeve e të fëmijëve.

E duke pranuar kritikat dhe vërejtjet, jo vetëm nga brenda vendit por edhe nga ndërkombëtarët, Rama tha se librat e rinj, falas për rreth 190 mijë fëmijë, janë tanimë paketë e re nga Oxfordi, Cambridge, Pearson, që kanë zëvendësuar kështu malet me gropa të teksteve që për shumë vite lemeritën mësuesit, prindërit e nxënësit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.