☁️
Tiranë 12°C · Vranët 01 Nëntor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 104.12 ▲2.08%
ARI 3,899 ▼3.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585
₿ CRYPTO
BTC $77,760 ▲ +1.14% ETH $2,266 ▲ +1.04% XRP $1.2563 ▲ +0.17% SOL $96.2700 ▲ +0.75%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 %
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585
01 Nën 2026
Breaking
Politika

Rama: Marrëdhëniet shqiptaro-greke historike dhe tradicionale

Historike dhe tradicionale i përshkroi kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Greqisë, në një intervistë me drejtorin e përgjithshëm të agjencisë greke të lajmeve, ANA-MPA, Michalis Psilos, në kuadër të konferencës “News agencies vs Fake News”, që e organizon Agjencia Telegrafike Shqiptare në Tiranë.

“Kjo është një marrëdhënie historike dhe tradicionale fqinjësie dhe siç ndodh gjithmonë me fqinjët, jo çdo gjë shkon gjithmonë mirë. E dimë këtë nga fqinjët tanë, me çdo fqinj tonin, qoftë në fshat apo në qytet, është gjithmonë e njëjta gjë”, theksoi Rama.

“Ju mund ta kuptoni plotësisht këtë, nëse shikoni një ndeshje futbolli midis fqinjëve, është si… luftë”, thotë Rama duke qeshur.

Rama theksoi se, megjithatë, “ne jemi shumë të gatshëm të përmirësojmë këtë marrëdhënie ditë pas dite dhe ne po e bëjmë këtë”.

Zoti Rama theksoi se ‘’ndonjëherë ka edhe gjëra për të ardhur keq dhe ne duhet të merremi me to’’, por, ”e rëndësishme është që mes popujve tanë nuk ka armiqësi’’.
“Grekët e duan Shqipërinë, shqiptarët e duan Greqisë. Pjesa tjetër është vetëm politike”, theksoi zoti Rama.

I pyetur nëse është planifikuar një takim mes tij dhe homologut grek, Aleksis Cipras, zoti Rama tha se “ne presim të takojmë së shpejti. Nuk e di se ku, në Tiranë apo në Athinë, por ne presim që të takohemi së shpejti’’.

‘’Ne jemi në një proces dialogu dhe diskutimesh për shumë çështje, që mbulojnë shumë vite dhe që të tjerët kurrë nuk kanë qenë në vullnetin dhe kurajon për t’i zgjidhur”, tha Rama.

“Unë mendoj se ne jemi shumë afër zgjidhjes së gjithë këtyre çështjeve dhe kjo do të ishte e mrekullueshme”, shtoi zoti Rama.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.