☁️
Tiranë 36°C · Vranët 06 August 2026
S&P 500 7,724 ▼0.17%
DOW 54,349 ▲0.49%
NASDAQ 26,363 ▼0.83%
NAFTA 75.20 ▼0.03%
ARI 4,321 ▲0.36%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1552 EUR/GBP 0.8577 EUR/CHF 0.9328 EUR/ALL 93.2086 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3362 EUR/TRY 54.9819 EUR/JPY 182.04 EUR/CAD 1.6194 EUR/USD 1.1552 EUR/GBP 0.8577 EUR/CHF 0.9328 EUR/ALL 93.2086 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3362 EUR/TRY 54.9819 EUR/JPY 182.04 EUR/CAD 1.6194
₿ CRYPTO
BTC $64,606 ▲ +0.83% ETH $1,901 ▲ +1.77% XRP $1.0471 ▼ -1.38% SOL $73.2700 ▼ -0.77%
S&P 500 7,724 ▼0.17 % DOW 54,349 ▲0.49 % NASDAQ 26,363 ▼0.83 % NAFTA 75.20 ▼0.03 % ARI 4,321 ▲0.36 % S&P 500 7,724 ▼0.17 % DOW 54,349 ▲0.49 % NASDAQ 26,363 ▼0.83 % NAFTA 75.20 ▼0.03 % ARI 4,321 ▲0.36 %
EUR/USD 1.1552 EUR/GBP 0.8577 EUR/CHF 0.9328 EUR/ALL 93.2086 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3362 EUR/TRY 54.9819 EUR/JPY 182.04 EUR/CAD 1.6194 EUR/USD 1.1552 EUR/GBP 0.8577 EUR/CHF 0.9328 EUR/ALL 93.2086 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3362 EUR/TRY 54.9819 EUR/JPY 182.04 EUR/CAD 1.6194
06 Aug 2026
Breaking
Politika

Rama në podcast-in “Flasim”: Analiza e AI pasqyron realitetin mediatik në Shqipëri, opozita zë 60% të hapësirës televizive

Në shënimet e javës në podcastin “Flasim”, kryeministri Edi Rama u ndal tek një analizë e veçantë e realizuar nga një startup shqiptar me inteligjencë artificiale, e cila ka vlerësuar kahjen e qëndrimeve mediatike në vend.

Ai e cilësoi këtë si një shembull të inovacionit të të rinjve shqiptarë dhe një pasqyrë të vlefshme për të kuptuar raportin mes medias dhe politikës.

“Këtë javë postova një analizë të bërë nga një startup djemsh të talentuar shqiptarë me inteligjencën artificiale për të grumbulluar dhe vlerësuar kahjen e qëndrimeve mediatike, artikujve dhe vlerësimeve, komenteve në median tradicionale dhe në median online në raport me politikën,” tha Rama, duke shtuar se kjo pasqyrë nuk e surprizon, pasi realiteti faktik i raportit mes medias dhe qeverisë është i njohur.

Ai theksoi se rezultatet e analizës tregojnë qartë se opozita dominon hapësirën televizive.

“Nga gjithë tërësia e produkteve të medias në raport me politikën, 60% e kohës televizive në Shqipëri e merr opozita në kuptimin e qëndrimit antiqeverisë, një pjesë tjetër është e balancuar dhe një pjesë shumë e vogël si pro qeverisë. Ndërkohë që po e njëjta situatë pak a shumë është edhe në median online, pra në portalet që anojnë qartësisht nga kampi kundër qeverisë,” u shpreh ai.

Duke iu referuar të dhënave të analizës, Rama tha se, “Këtu nuk jemi në një vend mediash të kapura, këtu nuk jemi në një vend ku mbyllen gojët e atyre që flasin, komentojnë, argumentojnë, shkruajnë kundër qeverisë. Përkundrazi, këtu jemi në një vend ku dominon e kundërta e atij dominimi që karakterizon vendet me media të kapura ose me media që i shërbejnë regjimeve,” tha ai.

Ai nënvizoi se liria e medias është një element i domosdoshëm për demokracinë dhe se përdorimi i inteligjencës artificiale për analiza të tilla është një mjet i vlefshëm për transparencë dhe informim.

“Ky është një shënim që e zgjodha për të mbyllur këto shënime të javës, duke qenë shumë kurioz për të parë vazhdimin e analizave të bëra nga një program tërësisht i paakuzueshëm për anësi dhe i vendosur mbi forcën e inteligjencës artificiale,” përfundoi Rama.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.