🌤️
Tiranë 24°C · Kryesisht kthjellët 27 Shtator 2026
S&P 500 7,743 ▲0.51%
DOW 51,829 ▲0.93%
NASDAQ 27,069 ▲0.48%
NAFTA 92.41 ▼2.33%
ARI 4,321 ▲0.54%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1396 EUR/GBP 0.8605 EUR/CHF 0.9439 EUR/ALL 91.6215 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4773 EUR/TRY 55.7221 EUR/JPY 179.39 EUR/CAD 1.6108 EUR/USD 1.1396 EUR/GBP 0.8605 EUR/CHF 0.9439 EUR/ALL 91.6215 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4773 EUR/TRY 55.7221 EUR/JPY 179.39 EUR/CAD 1.6108
₿ CRYPTO
BTC $85,008 ▲ +1.23% ETH $2,707 ▲ +0.69% XRP $1.5309 ▼ -0.88% SOL $123.0100 ▲ +1.64%
S&P 500 7,743 ▲0.51 % DOW 51,829 ▲0.93 % NASDAQ 27,069 ▲0.48 % NAFTA 92.41 ▼2.33 % ARI 4,321 ▲0.54 % S&P 500 7,743 ▲0.51 % DOW 51,829 ▲0.93 % NASDAQ 27,069 ▲0.48 % NAFTA 92.41 ▼2.33 % ARI 4,321 ▲0.54 %
EUR/USD 1.1396 EUR/GBP 0.8605 EUR/CHF 0.9439 EUR/ALL 91.6215 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4773 EUR/TRY 55.7221 EUR/JPY 179.39 EUR/CAD 1.6108 EUR/USD 1.1396 EUR/GBP 0.8605 EUR/CHF 0.9439 EUR/ALL 91.6215 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4773 EUR/TRY 55.7221 EUR/JPY 179.39 EUR/CAD 1.6108
27 Sht 2026
Breaking
Politika

Rama pas hetimit ndaj ish-kreut të SHISH: Institucioni duhej të ishte mbrojtur, çështja do trajtohet seriozisht në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare

Kryeministri Edi Rama ka reaguar nga salla e shtypit në Aeroportin Ndërkombëtar “Nënë Tereza” pas nisjes së hetimeve të SPAK ndaj ish-kreut të SHISH, Vlora Hyseni, e cila ndodhet në masën e “arrestit në shtëpi”.

Rama u shpreh se çdo dyshim duhet të hetohet deri në fund dhe çdo akuzë duhet të provohet përmes një procesi të pavarur gjyqësor.

“Çdo dyshim duhet të hetohet deri në fund, çdo akuzë e ngritur ndaj kujtdo qoftë duhet të provohet përmes një procesi të pavarur gjyqësor. Çdo masë kufizimi e lirive, e vendosur nga organi i akuzës për cilindo që nuk ka imunitet parlamentar, kundërshtohet vetëm në gjykatë dhe jo te kryeministri”, deklaroi Rama.

Kryeministri theksoi se respekti për pavarësinë e drejtësisë nuk duhet të nënkuptojë heshtje kur gjatë një hetimi shfaqen shqetësime që lidhen me funksionimin e institucioneve shtetërore.

“Respekti për pavarësinë e drejtësisë nuk do të thotë heshtje edhe kur një shqetësim parimor shfaqet gjatë veprimtarisë hetimore të saj”, tha Rama.

Ai u ndal veçanërisht te ndikimi i ekspozimit tw vetë institucionit, duke argumentuar se mbrojtja e tij është përgjegjësi e të gjithë shtetit.

“Gjatë marrjes së masës, një institucion me rëndësi të veçantë u ekspozua ndaj potencialit të një dëmi të madh që mund të ishte shmangur. Kur puna e sjell që hetimi të ngjitet deri te kreu i SHISH, ky nuk është më problem i pushtetit të pavarur, por problem i krejt shtetit”, u shpreh kryeministri.

Rama shtoi se hetimi ndaj Vlora Hysenit nuk duhet të ngatërrohet me nevojën për të mbrojtur institucionin dhe funksionimin e tij.

“Hetimi i Vlora Hysenit nuk ka asnjë dyshim, por mbarëvajtja e institucionit dhe dëmi që ajo sjell është detyrë e të gjithë shtetit”, deklaroi ai.

Në vijim, kryeministri tha se situata duhet të trajtohet seriozisht dhe se mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, e thirrur nga Presidenti, është një mundësi për të diskutuar përgjegjësitë institucionale dhe garancitë për mbrojtjen e institucioneve të sigurisë.

“Ka ardhur koha që ta trajtojmë këtë seriozisht. Këshilli i Sigurisë, i thirrur nesër nga Presidenti, është vendi i duhur për të reflektuar mbi përgjegjësitë institucionale dhe për të diskutuar mbi garancitë që duhet të mbrojnë institucionet tona kur drejtuesit apo punonjësit e tyre rrëshqasin nga binarët dhe bëhen subjekt i një hetimi penal”, përfundoi Rama.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.