☀️
Tiranë 5°C · Kthjellët 28 Tetor 2026
S&P 500 7,723 ▲0.6%
DOW 52,378 ▲0.03%
NASDAQ 26,478 ▲1.18%
NAFTA 101.19 ▲1.29%
ARI 4,063 ▼0.3%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
₿ CRYPTO
BTC $80,976 ▲ +1.39% ETH $2,359 ▲ +1.92% XRP $1.3351 ▲ +2.77% SOL $101.7100 ▲ +1.42%
S&P 500 7,723 ▲0.6 % DOW 52,378 ▲0.03 % NASDAQ 26,478 ▲1.18 % NAFTA 101.19 ▲1.29 % ARI 4,063 ▼0.3 % S&P 500 7,723 ▲0.6 % DOW 52,378 ▲0.03 % NASDAQ 26,478 ▲1.18 % NAFTA 101.19 ▲1.29 % ARI 4,063 ▼0.3 %
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
28 Tet 2026
Breaking
Arte

Rama për vlerësimet negative në Google për Kalanë e Rozafës: Prokuroria të veprojë ndaj autorëve



Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me fushatën e vlerësimeve negative në platformën Google për Kalanë e Rozafës, duke e cilësuar atë një përpjekje që dëmton imazhin e turizmit shqiptar.

Në një reagim në rrjetet sociale, Rama kritikoi autorët e komenteve dhe vlerësimeve negative, duke pyetur nëse synimi i tyre është të dëmtojnë turizmin dhe të largojnë vizitorët e huaj.

“Po me Kalanë e Rozafës çfarë keni, o patriota, apo ta shkatërrojmë sa të mundemi turizmin, se duhet t’i përzëmë të huajt dhe të kthehemi tek koha kur hanim njëri-tjetrin ëëë? ”, shkroi Rama.

Kryeministri kërkoi ndërhyrjen e organeve të drejtësisë, duke u shprehur se pret që Prokuroria të veprojë sa më shpejt ndaj personave që po dëmtojnë interesin publik dhe po shantazhojnë qytetarët përmes këtyre veprimeve.

“Uroj që Prokuroria të veprojë një orë e më parë me këta dhunues të pronës publike e private dhe shantazhues të qytetarëve të këtij vendi”, theksoi Rama.

Reagimi i kryeministrit vjen pas publikimit të një numri të madh vlerësimesh dhe komentesh negative në faqen e Kalasë së Rozafës në platformën Google, si dhe faqeve të shumë bizneseve të cilat ndikojnë në imazhin e  destinacioneve turistike të vendit.

 

 

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.