⛅
Tiranë 11°C · Pjesërisht vranët 27 Tetor 2026
S&P 500 7,721 ▲0.57%
DOW 52,390 ▲0.06%
NASDAQ 26,463 ▲1.12%
NAFTA 99.97 ▼1.76%
ARI 4,072 ▲0.83%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
₿ CRYPTO
BTC $80,680 ▲ +0.51% ETH $2,349 ▲ +0.95% XRP $1.3222 ▲ +1.56% SOL $100.9900 ▼ -0.15%
S&P 500 7,721 ▲0.57 % DOW 52,390 ▲0.06 % NASDAQ 26,463 ▲1.12 % NAFTA 99.97 ▼1.76 % ARI 4,072 ▲0.83 % S&P 500 7,721 ▲0.57 % DOW 52,390 ▲0.06 % NASDAQ 26,463 ▲1.12 % NAFTA 99.97 ▼1.76 % ARI 4,072 ▲0.83 %
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
27 Tet 2026
Breaking
Politika

Rama: Porto Palermo do të mbrohet nga ndërtimet, dezinformatat po helmojnë opinionin publik

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me pretendimet për ndwrtimet në zonën e Porto Palermos, duke i cilësuar si një shembull të qartë të mënyrës se si, sipas tij, dezinformimi dhe manipulimi i opinionit publik përhapen përmes platformave sociale.

Në një mesazh të publikuar nw rrjetet sociale, Rama tha se dokumentet që janë përdorur për ta akuzuar për plane ndërtimi në Porto Palermo nuk janë projekte të hartuara apo miratuara nga qeveria, por masterplane të realizuara nga studio të njohura ndërkombëtare arkitekture me porosi të subjekteve private për prona private. Sipas tij disa prej projekteve nuk janë miratuar nga Këshilli Kombëtar i Territorit, gjë që, sipas Ramës, dëshmon se institucionet nuk funksionojnë si formalitet, por ushtrojnë kontroll mbi zhvillimet urbanistike.

Kreu i qeverisë akuzoi kundërshtarët politikë dhe, sipas tij, “agjitatorët e algoritmit”, se po ndërtojnë narrativa të pavërteta për të krijuar konfuzion, për të ushqyer pakënaqësi dhe për të nxitur urrejtje në opinionin publik. Rama tha se janë fabrikuar edhe materiale të krijuara me inteligjencë artificiale, të cilat po përdoren për të përhapur pretendime të rreme mbi Porto Palermon dhe projekte të tjera.

“Ky agjitator i algoritmit e ka fabrikuar këtë shëmti, e ka bërë vetë me ChatGPT, për të mashtruar opinionin publik. Ironia më e madhe është se, pasi u kthyen një sërë kërkesash për ndërtim në atë zonë, unë i kam kërkuar qeverisë të miratojë mbrojtjen e krejt Gjirit të Porto Palermos nga ndërtimet. E kemi shpallur atë gji monument të natyrës dhe po mbyllim projektin e muzeut të Luftës së Ftohtë te tuneli, si edhe rehabilitimin për qëllime turistike të repartit bashkëngjitur”, tha Rama.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.