🌤️
Tiranë 29°C · Kryesisht kthjellët 12 July 2026
S&P 500 7,575 ▲0.42%
DOW 52,637 ▲0.29%
NASDAQ 26,282 ▲0.29%
NAFTA 71.41 ▼0.93%
ARI 4,114 ▼0.65%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1422 EUR/GBP 0.8521 EUR/CHF 0.9227 EUR/ALL 93.9692 EUR/MKD 61.6220 EUR/RSD 117.3762 EUR/TRY 53.6692 EUR/JPY 184.83 EUR/CAD 1.6165 EUR/USD 1.1422 EUR/GBP 0.8521 EUR/CHF 0.9227 EUR/ALL 93.9692 EUR/MKD 61.6220 EUR/RSD 117.3762 EUR/TRY 53.6692 EUR/JPY 184.83 EUR/CAD 1.6165
₿ CRYPTO
BTC $64,172 ▼ -0.08% ETH $1,822 ▲ +0.04% XRP $1.1021 ▼ -0.99% SOL $77.5800 ▼ -0.48%
S&P 500 7,575 ▲0.42 % DOW 52,637 ▲0.29 % NASDAQ 26,282 ▲0.29 % NAFTA 71.41 ▼0.93 % ARI 4,114 ▼0.65 % S&P 500 7,575 ▲0.42 % DOW 52,637 ▲0.29 % NASDAQ 26,282 ▲0.29 % NAFTA 71.41 ▼0.93 % ARI 4,114 ▼0.65 %
EUR/USD 1.1422 EUR/GBP 0.8521 EUR/CHF 0.9227 EUR/ALL 93.9692 EUR/MKD 61.6220 EUR/RSD 117.3762 EUR/TRY 53.6692 EUR/JPY 184.83 EUR/CAD 1.6165 EUR/USD 1.1422 EUR/GBP 0.8521 EUR/CHF 0.9227 EUR/ALL 93.9692 EUR/MKD 61.6220 EUR/RSD 117.3762 EUR/TRY 53.6692 EUR/JPY 184.83 EUR/CAD 1.6165
12 Jul 2026
Breaking
Politika

Rama: Pritshmëritë e qytetarëve po rriten më shpejt se ritmi i përparimit të vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi se rritja e pritshmërive të qytetarëve është një pasojë e zhvillimit të vendit, duke theksuar se përmirësimet e arritura i bëjnë mangësitë e mbetura edhe më të dukshme.

Në një videomesazh të publikuar këtë të diel, Rama tha se me përparimin e Shqipërisë, qytetarët kërkojnë gjithnjë e më shumë nga institucionet.

“Kur një vend përparon, pritshmëritë e njerëzve rriten më shpejt se sa vetë ritmi i përparimit. Rrugët më të mira i bëjnë gropat e mbetura më të padurueshme. Lufta frontale me korrupsionin, që nuk ka ndodhur kurrë më parë, e bën korrupsionin ende më të padurueshëm. Shërbimet më të shpejta se asnjëherë më parë, 95% online, e bëjnë çdo shërbim të prapambetur ende më të patolerueshëm”, u shpreh ai.

Sipas kryeministrit, kjo nuk duhet parë si tregues i dështimit të qeverisë, por si shenjë se qytetarët kërkojnë standarde më të larta.

“Kjo nuk është shenjë dështimi. Është shenja më e qartë, më e sigurt, më kuptimplotë se shoqëria kërkon gjithnjë e më shumë, dhe detyra jonë nuk është që t’i ulim pritshmëritë e qytetarëve, as t’i shohim pakënaqësitë e tyre si kundërshti ndaj nesh, por të ngushtojmë çdo ditë hendekun mes asaj që kemi arritur dhe asaj që ata me të drejtë presin nga ne”, deklaroi Rama.

Ai bëri të ditur se qeveria ka ngritur një grup pune për të mbledhur shqetësimet e qytetarëve dhe për të analizuar problematikat e evidentuara.

“Po dëgjojmë me shumë vëmendje. Një grup i ngritur enkas që në ditët e para po mbledh çdo shqetësim dhe po përpiqemi të ndërtojmë një reflektim mbi të metat, gabimet, boshllëqet tona”, tha kryeministri.

Sipas Ramës, pas këtij procesi qeveria do të komunikojë masat që do të ndërmerren, me synimin për të përshpejtuar integrimin europian të vendit dhe për t’iu përgjigjur pritshmërive të qytetarëve.

“Hap pas hapi, do t’i komunikojmë ato me të gjithë ata njerëz të zakonshëm dhe të ndershëm të këtij vendi që kërkojnë që rrugëtimi ynë drejt shtëpisë europiane të jetë më i shpejtë dhe që Shqipëria të bëhet më shpejt ajo që ata duan, por jo vetëm duan, por edhe e meritojnë”, përfundoi Rama.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.