🌤️
Tiranë 7°C · Kryesisht kthjellët 05 Nëntor 2026
S&P 500 7,689 ▲1.58%
DOW 53,356 ▲3.03%
NASDAQ 25,737 ▲1.44%
NAFTA 86.96 ▼1.32%
ARI 4,142 ▲1.7%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694 EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694
₿ CRYPTO
BTC $80,596 ▲ +4.82% ETH $2,428 ▲ +7.21% XRP $1.3108 ▲ +3.6% SOL $96.2100 ▲ +5.23%
S&P 500 7,689 ▲1.58 % DOW 53,356 ▲3.03 % NASDAQ 25,737 ▲1.44 % NAFTA 86.96 ▼1.32 % ARI 4,142 ▲1.7 % S&P 500 7,689 ▲1.58 % DOW 53,356 ▲3.03 % NASDAQ 25,737 ▲1.44 % NAFTA 86.96 ▼1.32 % ARI 4,142 ▲1.7 %
EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694 EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694
05 Nën 2026
Breaking
Politika

Rama sot vizitë në Athinë, pritet të çelë ekspozitën me pikturat e tij! Takime me Mitsotakis dhe Dendias

Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë sot një vizitë në Athinë të Greqisë, e cila do të zgjasë dy ditë, 20 dhe 21 mars. Kreu i qeverisë pritet të hapë në Athinë një ekspozitë me pikturat e tij.

Ndonëse jo një vizitë zyrtare, Rama do të zhvillojë takime edhe me disa përfaqësues të politikës për të diskutuar mbi marrëdhëniet mes dy vendeve.

Rama pritet të mbërrijë në Athinë në mesditë dhe do të zhvillojë një drekë pune me ministrin e Jashtëm grek Nikos Dendias. Në këtë takim do të jetë e pranishme edhe ministrja Olta Xhaçka, ndërsa një temë diskutimi mund të jetë edhe çështja e detit, pasi ende nuk është arritur konsensusi mes dy vendeve.

Me datë 20 pritet të hapet edhe ekspozita e Ramës në “Zapion Megaro”, në të cilën do të shoqërohet edhe nga homologu grek Kyriakos Mitsotakis, që më pas do të kenë së bashku edhe një darkë.

Takime pritet të ketë edhe me kryetarin e Parlamentit helen Kostas Tasulas, si edhe me Presidenten Kateriana Saqelaropoulu.

Në ditën e fundit të vizitës, më 21 mars, Rama do të marrë pjesë edhe në forumin ekonomik të Delfit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.