Tiranë 18°C · Pjesërisht vranët 03 June 2026
S&P 500 7,610 ▲0.13%
DOW 51,308 ▲0.45%
NASDAQ 27,094 ▲0.03%
NAFTA 94.57 ▲0.86%
ARI 4,514 ▼0.14%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1630 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9158 EUR/ALL 95.4222 EUR/MKD 61.6942 EUR/RSD 117.4144 EUR/TRY 53.4644 EUR/JPY 185.98 EUR/CAD 1.6096 EUR/USD 1.1630 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9158 EUR/ALL 95.4222 EUR/MKD 61.6942 EUR/RSD 117.4144 EUR/TRY 53.4644 EUR/JPY 185.98 EUR/CAD 1.6096
₿ CRYPTO
BTC $66,362 ▼ -6.32% ETH $1,845 ▼ -7.57% XRP $1.2138 ▼ -5.35% SOL $74.0600 ▼ -8.23%
S&P 500 7,610 ▲0.13 % DOW 51,308 ▲0.45 % NASDAQ 27,094 ▲0.03 % NAFTA 94.57 ▲0.86 % ARI 4,514 ▼0.14 % S&P 500 7,610 ▲0.13 % DOW 51,308 ▲0.45 % NASDAQ 27,094 ▲0.03 % NAFTA 94.57 ▲0.86 % ARI 4,514 ▼0.14 %
EUR/USD 1.1630 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9158 EUR/ALL 95.4222 EUR/MKD 61.6942 EUR/RSD 117.4144 EUR/TRY 53.4644 EUR/JPY 185.98 EUR/CAD 1.6096 EUR/USD 1.1630 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9158 EUR/ALL 95.4222 EUR/MKD 61.6942 EUR/RSD 117.4144 EUR/TRY 53.4644 EUR/JPY 185.98 EUR/CAD 1.6096
03 Jun 2026
Breaking
Politika

Rama urdhëron deputetët dhe ministrat: Intensifikoni komunikimin për integrimin në BE

Mbledhja me dyer të mbyllura e kryeministrit Edi Rama me deputetë dhe ministra në Pallatin e Brigadave përfundoi pas rreth katër orësh. Ai u kërkoi pjesëmarrësve të njohin në detaje procesin e integrimit në Bashkimin Europian dhe të dialogojnë drejtpërdrejt me qytetarët, duke vënë theksin te siguria ushqimore si sfida kryesore dhe nevoja për punë intensive në këtë fushë. Rama po ashtu nxitën kontaktet me fermerët dhe bizneset dhe kërkoi që puna e qeverisë të bëhet e dukshme përmes komunikimit publik.

Raporton TV Klan se në Grupin Parlamentar të Partisë Socialiste prezantuan raporte gjashtë drejtues politikë të qarqeve: Dibër, Berat, Fier, Elbasan dhe Durrës. Drejtuesi i qarkut të Tiranës u ndal më shumë te turi i nisur nga socialistët “Punët e Shqipërisë” dhe problematikat e hasura në terren gjatë takimeve me qytetarët. Gjithashtu u zhvillua një bllok i dytë raportimesh nga ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, dhe kryenegociatorja Majlinda Dhuka lidhur me ecurinë e negociatave për anëtarësim.

Kreu i qeverisë theksoi rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë brenda radhëve të socialistëve dhe prioritizimin e zgjidhjes së çështjeve konkrete që prekin jetën e përditshme të qytetarëve. Ai kërkoi gjithashtu që deputetët të jenë më aktivë në rrjetet sociale për të publikuar punët e realizuara në qytete dhe për të mbajtur lidhjen me komunitetet lokale.

Takimi i zgjeruar u zhvillua ndërsa qeveria ka dorëzuar në Kuvend raportin për ecurinë e procesit të anëtarësimit; Shqipëria pret miratimin e pikave ndërmjetme IBAR për të vijuar me mbylljen e kapitujve, sipas TV Klan.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.