☁️
Tiranë 11°C · Vranët 31 Tetor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 104.12 ▲2.08%
ARI 3,899 ▼3.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585
₿ CRYPTO
BTC $77,294 ▼ -1.73% ETH $2,244 ▼ -0.12% XRP $1.2482 ▼ -1.06% SOL $96.0300 ▼ -2.08%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 %
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585
31 Tet 2026
Breaking
Politika

Raporti i dorëzuar në Kuvend përplas institucionet/ Avokatura e Shtetit: Në 12 raste u mohua aksesi në drejtësi. Reagon Ku

Raporti vjetor i avokaturës së shtetit dorëzuar Kuvendit dhe ku evidentohet zvarritje e drejtësisë dhe të aksesit në Gjykatën Kushtetuese, kanë thyer heshtjen e kësaj të fundit. Përplasja mes dy institucioneve u krijua nga analizimi i avokaturës ndaj vendimeve të Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut.

Në 12 raste janë konstatuar shkelje të konventës, për të cilat shteti shqiptar detyrohet të dëmshpërblejë për mohim të aksesit në drejtësi. Gjykata Kushtetuese nuk i ka pritur mirë këto konstatime dhe ndaj reagon duke bërë apel për kujdes, objektivitet dhe shmangie të perceptimeve të pasakta.

Edhe më parë gjykata ka bërë thirrje për maturi dhe kujdes në deklaratat e aktorëve ose personave të përfshirë në diskutimin publik për institucionin dhe shqytarët e saj, thuhet në reagimin publik.

“Megjithëse nuk ka synuar të përfshihet në debate të tilla, fakti që reagimi i një institucioni publik përmban elemente keq-informuese dhe është përdorur publikisht për të vënë në diskutim integritetin dhe autoritetin e saj, e bën të nevojshëm këtë sqarim në funksion të informimit të drejtë të publikut”, shprehet Gjykata Kushtetuese.

Duke renditur argumentat e saj Gjykata Kushtetuese tërheq vëmendje duke kujtuar se:

“Gjykata nuk vihet në lëvizje mbi bazën e rekomandimeve të ndonjë institucioni publik, përfshirë Avokaturën e Shtetit, dhe as njihet me vendimet e GJEDNJ-së ose i zbaton ato për shkak të njoftimeve të këtij institucioni’ kushtetuesja thotë se për zbatimin e vendimeve të GJEDNJ-bazohet tek Kushtetuta”.

Ndërkohë që aksesin në këtë gjykatë, thuhet se vendimet të cilave ju referohet avokatura, janë shqyrtuar pas Reformës në Drejtësi, të cilat ndryshuan afatin për paraqitjen e ankimit kushtetues individual nga dy vjet në katër muaj.

Ky interpretim sipas Kushtetueses u vlerësua nga Strasburgu si i papajtueshëm dhe ndaj në 2023 kjo gjykatë e ndryshoi praktikën. Gjykata Kushtetuese insiston se praktika e saj ka ndryshuar nga 2021 dhe kur nuk arrihet shumica e nevojshme në vendimmarrje diktuar edhe nga përbërja aktuale me vetëm 8 gjyqtarë, në verdikte secili gjyqtar pasqyron qëndrimin e tij të ndarë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.