☀️
Tiranë 10°C · Kthjellët 24 April 2026
S&P 500 7,165 ▲0.8%
DOW 49,231 ▼0.16%
NASDAQ 24,837 ▲1.63%
NAFTA 94.85 ▼1.04%
ARI 4,727 ▲0.07%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1691 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9186 EUR/ALL 95.4911 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3855 EUR/TRY 52.5424 EUR/JPY 186.64 EUR/CAD 1.5998 EUR/USD 1.1691 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9186 EUR/ALL 95.4911 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3855 EUR/TRY 52.5424 EUR/JPY 186.64 EUR/CAD 1.5998
₿ CRYPTO
BTC $77,645 ▼ -0.23% ETH $2,320 ▼ -0.06% XRP $1.4380 ▲ +0.53% SOL $86.4600 ▲ +1.08%
S&P 500 7,165 ▲0.8 % DOW 49,231 ▼0.16 % NASDAQ 24,837 ▲1.63 % NAFTA 94.85 ▼1.04 % ARI 4,727 ▲0.07 % S&P 500 7,165 ▲0.8 % DOW 49,231 ▼0.16 % NASDAQ 24,837 ▲1.63 % NAFTA 94.85 ▼1.04 % ARI 4,727 ▲0.07 %
EUR/USD 1.1691 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9186 EUR/ALL 95.4911 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3855 EUR/TRY 52.5424 EUR/JPY 186.64 EUR/CAD 1.5998 EUR/USD 1.1691 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9186 EUR/ALL 95.4911 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3855 EUR/TRY 52.5424 EUR/JPY 186.64 EUR/CAD 1.5998
24 Apr 2026
Breaking
Maqedonia

Rasti “Botoks”, Gjykata Penale kërkoi paraburgim dhe masa kujdesi për 19 persona

Të arrestuarit nga aksioni i djeshëm dhe i sotëm i MPB-së dhe Prokurorisë për botoks dhe fillerë ilegalë u dërguan në Gjykatën Penale.

Të arrestuarit nga aksioni i djeshëm dhe i sotëm i MPB-së dhe Prokurorisë për botoks dhe fillerë ilegalë u dërguan në Gjykatën Penale.

Një pjesë e madhe e grupit tashmë është dorëzuar në gjykatë dhe para gjykatësit të procedurës paraprake po merren në pyetje personat për të cilët janë propozuar masa kujdesi.

Nga gjithsej 19 persona, për gjysmën janë propozuar masa kujdesi, ndërsa për gjysmën tjetër masa e paraburgimit, informojnë nga Gjykata Penale.

Nga MPB sot njoftuan se janë arrestuar 14 persona, me çka janë shkatërruar grupe të organizuara kriminale për shitje ilegale të barnave dhe pajisjeve mjekësore, përkatësisht për botoks dhe fillerë ilegalë.

Ata sqarojnë se janë ngritur kallëzime penale kundër 19 personave fizikë dhe gjashtë kompanive, ndërsa zbulojnë se botoksi dhe filerët ilegalë janë furnizuar nga Serbia, Korea dhe Turqia.

Gjatë vitit 2026, të denoncuarit N.A., S.K., A.K. dhe M.GJ. krijuan një shoqatë kriminale me veprim në Shkup dhe rrethinë, së cilës më vonë iu bashkuan V.A., A.M., R.T.GJ., duke shfrytëzuar një person juridik nga Shkupi, si dhe të denoncuarit GJ.S., S.M.S., V.S. si organizatorë të shoqatës kriminale me shtrirje në Shkup dhe Maqedoninë Lindore, së cilës më pas iu bashkuan edhe N.K., A.K., D.F., M.I.V., A.T., S.F., K.A. dhe O.D., përmes firmave nga Manastiri dhe Shkupi.

Me qëllim të përfitimit të paligjshëm pasuror në përmasa të mëdha, ata kanë furnizuar barna dhe pajisje mjekësore të falsifikuara (botoks) nga Serbia, Korea dhe Turqia.

Këto produkte mjekësore janë futur ilegalisht në territorin e shtetit tonë me qëllim që të magazinohen, distribuohen dhe shiten, me ndihmën e anëtarëve të shoqatës kriminale — shumica e të cilëve mjekë me profesion — për t’u aplikuar te personat e tretë.

Ndonëse ishin të vetëdijshëm për prejardhjen dhe gjendjen e mallit dhe se pajisjet mjekësore sipas Ligjit për barna dhe nuk ishin importuar sipas rregullave të parapara, si dhe nuk posedonin udhëzim dhe deklaratë të miratuar nga MALMED, të njëjtit kanë kryer korrigjime estetike, me çka kanë shkaktuar rrezik të përgjithshëm për jetën dhe shëndetin e njerëzve.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.