☀️
Tiranë 30°C · Kthjellët 04 July 2026
S&P 500 7,483 ▲0%
DOW 52,900 ▲1.14%
NASDAQ 25,833 ▼0.8%
NAFTA 68.78 ▲0.13%
ARI 4,187 ▲1.49%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1438 EUR/GBP 0.8566 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 94.0656 EUR/MKD 61.6771 EUR/RSD 117.3514 EUR/TRY 53.5749 EUR/JPY 184.50 EUR/CAD 1.6240 EUR/USD 1.1438 EUR/GBP 0.8566 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 94.0656 EUR/MKD 61.6771 EUR/RSD 117.3514 EUR/TRY 53.5749 EUR/JPY 184.50 EUR/CAD 1.6240
₿ CRYPTO
BTC $62,530 ▲ +1.23% ETH $1,759 ▲ +2.33% XRP $1.1440 ▲ +3.92% SOL $82.6100 ▲ +1.75%
S&P 500 7,483 ▲0 % DOW 52,900 ▲1.14 % NASDAQ 25,833 ▼0.8 % NAFTA 68.78 ▲0.13 % ARI 4,187 ▲1.49 % S&P 500 7,483 ▲0 % DOW 52,900 ▲1.14 % NASDAQ 25,833 ▼0.8 % NAFTA 68.78 ▲0.13 % ARI 4,187 ▲1.49 %
EUR/USD 1.1438 EUR/GBP 0.8566 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 94.0656 EUR/MKD 61.6771 EUR/RSD 117.3514 EUR/TRY 53.5749 EUR/JPY 184.50 EUR/CAD 1.6240 EUR/USD 1.1438 EUR/GBP 0.8566 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 94.0656 EUR/MKD 61.6771 EUR/RSD 117.3514 EUR/TRY 53.5749 EUR/JPY 184.50 EUR/CAD 1.6240
04 Jul 2026
Breaking
Seria A

Receta e Mourinhos për kombëtaren italiane: Jo trajner i huaj, unë do të zgjidhja “M&M”

Shpesh thuhet se kthehesh aty ku ke qenë ndihesh mirë. José Mourinho nuk ka ndër mend të kthehet të stërvisë në Milano, por në Itali është ndjerë gjithmonë “si në shtëpi, edhe si kundërshtar”. “Special One” është kthyer në kryeqytetin lombard për prezantimin e reklamës së “Prima Assicurazione”, një rast për të folur edhe mbi shumë tema të tjera. Nga Interi i “tij”, Cristian Chivu deri te formula që portugezi propozon për ta ringritur futbollin italian: “Unë do të zgjidhja kombinimin M&M: Malagò dhe Max (Allegri)”.

Jo trajner i huaj për kombëtaren axurre – “Kriza e futbollit italian? Është e trishtueshme. Kur nuk u kualifikuat në Botëror isha me Rui Costa dhe nuk mund ta besonim. ‘Si është e mundur që Italia jonë nuk ia doli?’ – pyesnim veten. Sidoqoftë është reale, ka ndodhur”, tregon Mourinho. “Special One” më pas del kundër idesë së një trajneri të huaj për axurrët (në javët e fundit ishte folur për Guardiolën): “Nuk jam dakord, nuk mendoj se duhet një trajner i huaj. Italia ka trajnerë me karizmë, cilësi, eksperiencë.

Nuk mund të kesh Carletto (Ancelotti), por mund të kesh Max (Allegri), Antonio (Conte) dhe sigurisht të tjerë… Ka gjëra që duhen rimenduar. Shikoj për shembull një vend si Portugalia me 10 milionë banorë; garat për të rinjtë, kushtet e punës…, ka dallime të pabesueshme. Pastaj shihet cilësia e lojtarëve portugezë që dalin çdo javë, me trajnerin e kombëtares në vështirësi për të zgjedhur cilët lojtarë të lërë jashtë”.

M&M, formula e José – Mourinho më pas propozon formulën e tij për të rifilluar lëvizjen e futbollit italian: “Italia duhet të mendojë shumë për bazën. Mendoj se Malagò është një emër i fortë; do të sillte shumë eksperiencë. Do të më pëlqente shumë ta shihja në rolin e presidentit të FIGC. Ai do ta kuptonte patjetër nevojën për të ndryshuar strukturën bazë. Italia është shumë e fortë në shumë sporte olimpike (Malagò ishte president i CONI para ardhjes së Buonfiglio)… Unë do të zgjidhja kombinimin M&M; Malagò dhe Max”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.