☀️
Tiranë 26°C · Kthjellët 27 August 2026
S&P 500 7,724 ▲0.63%
DOW 53,544 ▲0.15%
NASDAQ 26,506 ▲1.44%
NAFTA 83.95 ▲2.09%
ARI 4,662 ▲0.19%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1658 EUR/GBP 0.8570 EUR/CHF 0.9383 EUR/ALL 92.2489 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3134 EUR/TRY 56.1427 EUR/JPY 185.64 EUR/CAD 1.6170 EUR/USD 1.1658 EUR/GBP 0.8570 EUR/CHF 0.9383 EUR/ALL 92.2489 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3134 EUR/TRY 56.1427 EUR/JPY 185.64 EUR/CAD 1.6170
₿ CRYPTO
BTC $80,014 ▲ +1.97% ETH $2,506 ▲ +1.37% XRP $1.4482 ▲ +4.95% SOL $109.2300 ▲ +12.99%
S&P 500 7,724 ▲0.63 % DOW 53,544 ▲0.15 % NASDAQ 26,506 ▲1.44 % NAFTA 83.95 ▲2.09 % ARI 4,662 ▲0.19 % S&P 500 7,724 ▲0.63 % DOW 53,544 ▲0.15 % NASDAQ 26,506 ▲1.44 % NAFTA 83.95 ▲2.09 % ARI 4,662 ▲0.19 %
EUR/USD 1.1658 EUR/GBP 0.8570 EUR/CHF 0.9383 EUR/ALL 92.2489 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3134 EUR/TRY 56.1427 EUR/JPY 185.64 EUR/CAD 1.6170 EUR/USD 1.1658 EUR/GBP 0.8570 EUR/CHF 0.9383 EUR/ALL 92.2489 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3134 EUR/TRY 56.1427 EUR/JPY 185.64 EUR/CAD 1.6170
27 Aug 2026
Breaking
Politika

Reforma territoriale, Berisha: Jo vetëm protesta, por edhe mbledhje firmash për referendum

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka njoftuar një aksion të ri politik kundër reformës territoriale, duke deklaruar se përveç protestave, PD-ja do të nisë edhe mbledhjen e firmave të qytetarëve për referendum.

Duke folur në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD-së, Berisha tha se grupi i punës i drejtuar nga Luciano Boçi ka përgatitur një hartë jo përfundimtare me 100 bashki, duke lënë hapësirë që komunitetet të kërkojnë ndryshime të tjera gjatë procesit të konsultimit.

Sipas Berishës, strukturat e PD-së në bashkitë që, sipas tij, rrezikojnë të eliminohen nga reforma, si edhe në zonat ku partia propozon krijimin e njësive të reja vendore, do të angazhohen në mbledhjen e firmave.

“Çështje e tretë shumë e rëndësishme e kësaj mbledhjeje është çështja e reformës territoriale. Grupi i punës, i drejtuar nga zoti Luciano Boçi, ka bërë një punë shumë serioze dhe, siç e dini, ka arritur në një hartë jo përfundimtare me 100 bashki. Në të gjitha bashkitë që Edi Rama do t’i zhdukë dhe në të gjitha komunitetet ku ne kemi parashikuar bashki, degët e Partisë Demokratike do të nisin, sapo të marrin formularin nga sekretariati, peticionin dhe mbledhjen e firmave të qytetarëve për bashkinë e tyre.

Në mënyrë që të shkojmë drejt kërkesave ligjore në mbrojtje të interesave të qytetarëve. Pra, protesta po e po, firma në mbrojtje të njësive të qeverisjes vendore”, tha Berisha

Ai akuzoi qeverinë se po ndërmerr ndryshime territoriale për interesa elektorale dhe tha se PD-ja do të përdorë të gjitha rrugët ligjore për të mbrojtur njësitë vendore dhe interesat e komuniteteve.

“Dhe kjo që bën Edi Rama është absolutisht në kundërshtim me Kushtetutën dhe me Kartën Europiane të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale, e cila parashikon referendumin për ndryshimin e kufijve të bashkive apo komunave. Parashikon konsultimin me referendum. Ndaj dhe ne duhet të fillojmë menjëherë. Strukturat tona duhet të angazhohen në të gjitha njësitë që Edi Rama do t’i eliminojë për qëllime elektorale dhe në të gjitha njësitë që ne kemi parashikuar për të ngritur njësi të reja të qeverisjes vendore”, tha ai.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.