☁️
Tiranë 10°C · Vranët 27 Tetor 2026
S&P 500 7,717 ▲0.53%
DOW 52,356 ▼0.01%
NASDAQ 26,460 ▲1.11%
NAFTA 99.92 ▼1.81%
ARI 4,069 ▲0.76%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
₿ CRYPTO
BTC $80,630 ▲ +0.49% ETH $2,346 ▲ +0.98% XRP $1.3244 ▲ +2% SOL $101.0100 ▲ +0.13%
S&P 500 7,717 ▲0.53 % DOW 52,356 ▼0.01 % NASDAQ 26,460 ▲1.11 % NAFTA 99.92 ▼1.81 % ARI 4,069 ▲0.76 % S&P 500 7,717 ▲0.53 % DOW 52,356 ▼0.01 % NASDAQ 26,460 ▲1.11 % NAFTA 99.92 ▼1.81 % ARI 4,069 ▲0.76 %
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
27 Tet 2026
Breaking
Arte

Rexhep Qosja ndahet nga jeta, një personalitet i shquar i mendimit shkencor dhe letrar shqiptar

Akademiku Rexhep Qosja një prej figurave më të shquara të mendimit shkencor, letrar dhe kombëtar shqiptar u nda nga jeta të enjten. Kryesia e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë dhe Kryesia e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës ndanë një mesazh ngushëllimi për humbjen e akad. Rexhep Qosjes. “Akademik Rexhep Qosja përfaqësonte një personalitet të jashtëzakonshëm të kulturës mbarëshqiptare, studiues i përkushtuar, shkrimtar dhe intelektual me ndikim të gjerë në zhvillimet shkencore, letrare dhe shoqërore.

Veprimtaria e tij shumëdimensionale u karakterizua nga një qasje kritike, e argumentuar dhe e mbështetur në parime të larta akademike, duke kontribuar në mënyrë të veçantë në konsolidimin e mendimit albanologjik dhe në afirmimin e identitetit kulturor e historik shqiptar. Trashëgimia që la pas, përbën një vlerë të çmuar shkencore dhe letrare, e cila do të mbetet burim referimi dhe frymëzimi për studiuesit dhe brezat që vijnë. Përmes angazhimit të tij intelektual dhe publik, ai luajti rol të rëndësishëm në mbrojtjen e çështjes kombëtare dhe në ndërtimin e diskursit kritik në shoqërinë shqiptare”, thuhet në mesazhin e kryesisë së ASHSH dhe të ASHAK.

Të dy akademitë shprehin mirënjohje dhe vlerësim të lartë për këtë kontribut të pashlyeshëm në zhvillimin e shkencës, kulturës dhe mendimit bashkëkohor shqiptar, si dhe për rolin e tij në forcimin e institucioneve akademike dhe të bashkëpunimit ndërakademik në hapësirën shqiptare. “Në këto momente zie, Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës dhe Akademia e Shkencave e Shqipërisë u shprehin ngushëllimet më të thella familjes Qosja, e njëherazi duke respektuar plotësisht dëshirën e tyre për privatësi dhe qetësi në këtë kohë dhimbjeje për ta dhe për ne.

Kujtimi, vepra dhe kontributi i akademik Rexhep Qosjes do të mbeten të përhershme në fondin e kulturës dhe shkencës shqiptare dhe në ndërgjegjen kolektive të kombit tonë”, thuhet në mesazh. Rexhep Qosja lindi në Vuthaj të Malit të Zi më 1936. Autor i mbi tridhjetë librave që përfshijnë studime letrare, kritikë, romane, tregime, drama dhe publicistikë. Veprat e tij janë përkthyer në disa gjuhë dhe kanë qenë objekt studimi në qarqe akademike.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.