☁️
Tiranë 12°C · Vranët 30 Tetor 2026
S&P 500 7,720 ▼0.3%
DOW 52,343 ▼0.25%
NASDAQ 26,185 ▼1.38%
NAFTA 102.68 ▲0.67%
ARI 4,020 ▼0.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
₿ CRYPTO
BTC $77,170 ▼ -4.98% ETH $2,216 ▼ -6% XRP $1.2179 ▼ -8.01% SOL $93.1900 ▼ -8.91%
S&P 500 7,720 ▼0.3 % DOW 52,343 ▼0.25 % NASDAQ 26,185 ▼1.38 % NAFTA 102.68 ▲0.67 % ARI 4,020 ▼0.29 % S&P 500 7,720 ▼0.3 % DOW 52,343 ▼0.25 % NASDAQ 26,185 ▼1.38 % NAFTA 102.68 ▲0.67 % ARI 4,020 ▼0.29 %
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
30 Tet 2026
Breaking
Ekonomia

Rihapet tenderi për Tunelin e Llogorasë, 153 milionë euro për 3 vjet, duhet të përfundojnë për 37 muaj

Rihapet tenderi për ndërtimin e Tunelit të Llogorasë.

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka publikuar dokumentet standarde të tenderit për procedurën e hapur të punëve publike për tunelin e Llogorasë. Fondi limit është 18.9 miliardë lekë (pa TVSH), ose rreth 153 milionë euro dhe ndërtimi duhet të përfundojnë për 37 muaj pas nënshkrimit të kontratës.

Afati i fundit për shprehjen e interesit për pjesëmarrje është 28 korriku.

Më herët, tenderi u anulua në mars 2021, pasi konkurrentët nuk plotësonin kriteret tekniko ligjore. Në garë morën pjesë 5 pjesëmarrës, tre prej të cilëve nga Turqia.

Ky tunel do të ndërtohet me fondet e buxhetit sipas projektit dhe zgjidhjes teknike të dhënë nga kompania fituese. Kjo e fundit ishte bashkim operatorësh ku mes të tjerash iC Consulenten Ziviltechniker GESmbh, kompani inxhinierike e regjistruar në Austri, ELEA iC d.o.o dhe IBE d.d svetovanje, projektiranje in inzeniring – kompani inxhinierike regjistruar në Slloveni, dhe SEED Consulting sh.p.k. dhe “InfraKonsult” sh.p.k.

Tuneli i Llogarasë parashikohet të ketë një gjatësi prej afro 6 kilometrash, i cili nis nga ura e Shën Elizës në zonën e Dukatit deri në urën e Palasës. Sipas llogaritjeve, duke kaluar përmes tunelit prej 6 km, me një shpejtësi 50-80 km/orë, do të bënte që kjo rrugë të përshkohej për 7- 10 minuta.

Qeveria i ka fondet për pas vitit 2023

Tuneli është parashikuar që të financohet nga burime të brendshme, por pjesa më e madhe e fondeve parashikohet të disbursohen pas tre viteve. Në listën e investimeve publike me financim të brendshëm, 2021-2023, fondi total i parashikuar për projektin e Tunelit të Llogorasë është 18.7 miliardë lekë, por gati 70% është për t’u paguar pas vitit 2023, ndonëse kontaktori i kërkohet që t’i përfundojnë punimet brenda tre vitesh.

Për këtë projekt, qeveria ka parashikuar për vitin 2021 një fond 4 miliardë lekësh dhe më pas nga 1 miliardë lekë përkatësisht në 2022 dhe 2023.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.