☀️
Tiranë 27°C · Kthjellët 13 July 2026
S&P 500 7,575 ▲0.42%
DOW 52,637 ▲0.29%
NASDAQ 26,282 ▲0.29%
NAFTA 74.17 ▲3.87%
ARI 4,065 ▼1.17%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1405 EUR/GBP 0.8519 EUR/CHF 0.9230 EUR/ALL 93.7837 EUR/MKD 61.6220 EUR/RSD 117.3463 EUR/TRY 53.6393 EUR/JPY 184.62 EUR/CAD 1.6155 EUR/USD 1.1405 EUR/GBP 0.8519 EUR/CHF 0.9230 EUR/ALL 93.7837 EUR/MKD 61.6220 EUR/RSD 117.3463 EUR/TRY 53.6393 EUR/JPY 184.62 EUR/CAD 1.6155
₿ CRYPTO
BTC $63,034 ▼ -1.3% ETH $1,790 ▼ -0.42% XRP $1.0806 ▼ -0.97% SOL $76.5700 ▲ +0.07%
S&P 500 7,575 ▲0.42 % DOW 52,637 ▲0.29 % NASDAQ 26,282 ▲0.29 % NAFTA 74.17 ▲3.87 % ARI 4,065 ▼1.17 % S&P 500 7,575 ▲0.42 % DOW 52,637 ▲0.29 % NASDAQ 26,282 ▲0.29 % NAFTA 74.17 ▲3.87 % ARI 4,065 ▼1.17 %
EUR/USD 1.1405 EUR/GBP 0.8519 EUR/CHF 0.9230 EUR/ALL 93.7837 EUR/MKD 61.6220 EUR/RSD 117.3463 EUR/TRY 53.6393 EUR/JPY 184.62 EUR/CAD 1.6155 EUR/USD 1.1405 EUR/GBP 0.8519 EUR/CHF 0.9230 EUR/ALL 93.7837 EUR/MKD 61.6220 EUR/RSD 117.3463 EUR/TRY 53.6393 EUR/JPY 184.62 EUR/CAD 1.6155
13 Jul 2026
Breaking
Kosova

Rreth 20 raste të dyshuara të helmimit nga ushqimi në Prishtinë, policia nis hetimet

Rreth 20 persona dyshohet se janë helmuar nga ushqimi, pasi kanë konsumuar sanduiçë në një nga pikat e rrjetit të restoranteve “Sach Pizza” në Prishtinë.

Të prekurit kanë kërkuar ndihmë mjekësore dhe që nga dita e premte po trajtohen në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Një qytetare e cila ka marrë trajtim në QKUK në kushte anonimiteti i ka thënë Telegrafit se ushqimin e ka konsumuar të enjten kurse simptomat i kanë filluar të premten.

“Helmimi ka qenë i rëndë dhe kam kërkuar trajtim mjekësor. Bashkëngjitur po ju dërgoj edhe raportin mjekësor. Gjatë qëndrimit në Klinikën Infektive, na është thënë se ka pasur edhe shumë raste të tjera të helmimit, të lidhura me konsumimin e ushqimit nga SachPizza, si në degën në Çagllavicë ashtu edhe në atë në qendër”, ka deklaruar ajo.

Në lidhje me rastin është deklaruar për Telegrafin edhe Policia e Kosovës.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana, tha se rasti është raportuar më 10 korrik dhe se menjëherë janë ndërmarrë veprimet e nevojshme në bashkëpunim me institucionet kompetente.

“Lidhur me rastin, ju njoftojmë se më 10.07.2026, Policia ka pranuar një informatë lidhur me dyshimin për helmim nga ushqimi të disa personave. Menjëherë janë ndërmarrë veprimet e nevojshme policore në koordinim me Prokurorin e Shtetit dhe institucionet përkatëse”, deklaroi Pllana.

Ndërkohë, familjarë të disa prej pacientëve kanë shprehur dyshimet se sanduiçët e konsumuar mund të kenë qenë të ngrirë dhe më pas të jenë ngrohur para se të shërbeheshin. Rrethanat e rastit mbeten nën hetim. /Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.