🌤️
Tiranë 17°C · Kryesisht kthjellët 16 May 2026
S&P 500 7,409 ▼1.24%
DOW 49,526 ▼1.07%
NASDAQ 26,225 ▼1.54%
NAFTA 101.02 ▲4.23%
ARI 4,562 ▼2.63%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1630 EUR/GBP 0.8716 EUR/CHF 0.9147 EUR/ALL 95.5427 EUR/MKD 61.6923 EUR/RSD 117.4080 EUR/TRY 52.9875 EUR/JPY 184.54 EUR/CAD 1.5984 EUR/USD 1.1630 EUR/GBP 0.8716 EUR/CHF 0.9147 EUR/ALL 95.5427 EUR/MKD 61.6923 EUR/RSD 117.4080 EUR/TRY 52.9875 EUR/JPY 184.54 EUR/CAD 1.5984
₿ CRYPTO
BTC $78,278 ▼ -1.1% ETH $2,184 ▼ -1.26% XRP $1.4100 ▼ -1.87% SOL $86.5300 ▼ -2.81%
S&P 500 7,409 ▼1.24 % DOW 49,526 ▼1.07 % NASDAQ 26,225 ▼1.54 % NAFTA 101.02 ▲4.23 % ARI 4,562 ▼2.63 % S&P 500 7,409 ▼1.24 % DOW 49,526 ▼1.07 % NASDAQ 26,225 ▼1.54 % NAFTA 101.02 ▲4.23 % ARI 4,562 ▼2.63 %
EUR/USD 1.1630 EUR/GBP 0.8716 EUR/CHF 0.9147 EUR/ALL 95.5427 EUR/MKD 61.6923 EUR/RSD 117.4080 EUR/TRY 52.9875 EUR/JPY 184.54 EUR/CAD 1.5984 EUR/USD 1.1630 EUR/GBP 0.8716 EUR/CHF 0.9147 EUR/ALL 95.5427 EUR/MKD 61.6923 EUR/RSD 117.4080 EUR/TRY 52.9875 EUR/JPY 184.54 EUR/CAD 1.5984
16 May 2026
Breaking
Arte

RTSH: Deri në fund të verës 2017, transmetimet nga analoge, tërësisht në numerike

Ligji i miratuar nga kuvendi me 30 mars të këtij viti “Për lirimin e Frekuencave të Dixhital-Dividentit”, parashikon mbulimin e pjesshëm të kostove shtesë të kalimit nga analog në numerik të transmetimeve televizive operatorëve ekzistues analogë lokalë/rajonalë, operatorëve me eksperiencë në transmetimet numerike si dhe operatorëve privatë historikë kombëtarë.

Drejtori i Përgjithshëm i Radio Televizionit Shqiptar Z. Thoma Gellçi, ka bërë me dije ecurinë e deritanishme të të gjithë procesit: “Ne tashmë kemi filluar transmetimet dixhitale duke transmetuar 8 kanale të reja si edhe kanë filluar transmetimet në muksin e dyte në rrethin e Tiranës. Gjithashtu ne kemi filluar transmetimet edhe në alotmentin e Fierit, Beratit, Lezhës, Korçë, në Vlorë së shpejti, në Kukës, Dibër. 95% e popullsisë do të mbullohet me një sinjal të mirë, të pastër. RTSH është i përgatitur me strukturën e nevojshme për ti pritur operatorët lokalë në këto alotmente” tha z. Gëllçi.

Vështirësitë nuk mungojnë, ka theksuar Z.Gëllçi, por për secilën prej tyre është parashikuar mënyra se si do të menaxhohen duke nisur që nga shpërndarja e dekoderave e deri tek problemet e sigurisë e investimeve: “Është problemi i marrësave televizivë që një pjesë e tyre nuk janë të përgatitur për marrjen e sinjalit DVBD2. Një ndihmë të madhe ka dhënë qeveria shqiptare duke financuar rreth 10% të gjithë marrësave shqiptarë për familjet në nevojë duke ju shpërndarë dekodera. Televizioni publik është në përpunim të shumë skenareve qoftë me investimet tona qoftë me përkrahjen shtetërore qoftë me bashkëpunimin me operatorët privatë apo me bashkitë. Kjo është një barrë shumë e madhe për RTSH. Rreth 90% e tarifës së aparatit televiziv sot nuk kalon për atë të cilën qytetarët paguajnë domethënë për programet por kalon për transmetimet. Jemi në një situatë tepër kritike, për ruajtjen e këtyre objekteve” tha më tej z. Gëllçi.

Ministrja Harito në përgjigjje të shqetësimeve të operatorëve lidhur me teknologjinë e re ka theksuar: “Të gjitha vendimet merren me teknologjinë e fundit. Teknologjia DVBD2 ju lejon ju të gjithëve të mbarteni sepse lejon shumë më tepër kanale. Ndryshon teknologjia do blihet një aparaturë që ka një kosto relativisht të ulët”.

Kreu i AMA-s Genti Sala, ka sqaruar përmbajtjen e ligjit lidhur me subvensionimin e operatorëve për kalimin e transmetimeve: ”Marrëveshja që kemi bërë ne më RTSH është një marrëveshje 1-vjeçare. Mbas një viti do rishikohet do bëhet një marrëveshje 3-vjeçare. Ky subvencionim për ktë ligj është për ktë vit që jeni të paqartë”. Ministrja Harito theksoi se me mbarimin e të gjithë infrastruktures së RTSH -së, brenda veres së këtij viti do të mbyllen transmetimet analoge dhe operatorët duhet të jenë të përgatitur për këtë ndryshim.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.