🌧️
Tiranë 12°C · Shi i lehtë 03 Nëntor 2026
S&P 500 7,541 ▼0.51%
DOW 51,984 ▲0.41%
NASDAQ 25,164 ▼1.07%
NAFTA 97.10 ▲0.66%
ARI 3,931 ▼0.96%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650 EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650
₿ CRYPTO
BTC $76,850 ▼ -1.91% ETH $2,254 ▼ -1.61% XRP $1.2522 ▼ -0.13% SOL $92.1500 ▼ -2.86%
S&P 500 7,541 ▼0.51 % DOW 51,984 ▲0.41 % NASDAQ 25,164 ▼1.07 % NAFTA 97.10 ▲0.66 % ARI 3,931 ▼0.96 % S&P 500 7,541 ▼0.51 % DOW 51,984 ▲0.41 % NASDAQ 25,164 ▼1.07 % NAFTA 97.10 ▲0.66 % ARI 3,931 ▼0.96 %
EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650 EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650
03 Nën 2026
Breaking
Bota

RUMANI – Ushtria rrëzon një tjetër dron për të dytën ditë radhazi

BUKURESHT, 25 korrik /ATSH-AFP/- Rumania rrëzoi sot një dron që kishte hyrë në hapësirën e saj ajrore, duke shënuar ditën e dytë radhazi që ndërmerr një veprim të tillë dhe vetëm herën e dytë që prej fillimit të pushtimit rus të Ukrainës.

Si vend anëtar i NATO-s dhe fqinj i Ukrainës, Rumania është përballur që nga viti 2022 me dhjetëra incidente ku dronë kanë hyrë në territorin e saj, ndërsa disa prej tyre janë rrëzuar brenda kufijve rumunë.

Ministri rumun i Mbrojtjes, Radu Miruța, bëri të ditur se droni u zbulua nga radarët në orën 08:22 dhe u rrëzua në orën 08:34 nga një avion luftarak F-16, pasi kishte hyrë në mënyrë të paligjshme në hapësirën ajrore të vendit.

Sipas tij, droni u godit rreth 9,6 kilometra në perëndim të Sfantu Gheorghe, në deltën e Danubit, pranë kufirit me Ukrainën.

Ky është incidenti i dytë brenda dy ditësh, pasi forcat rumune rrëzuan dje për herë të parë një dron, rreth 114 kilometra larg Bukureshtit.

Në muajin maj, një tjetër dron u përplas me një ndërtesë banimi në Rumani, duke plagosur dy persona.

Pas incidenteve të përsëritura, Parlamenti rumun miratoi në vitin 2025 një ligj që u jep autoriteteve të drejtën të rrëzojnë çdo dron që shkel hapësirën ajrore të vendit.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, reagoi pas incidentit të djeshëm duke theksuar se forcimi i mbrojtjes dhe aftësive parandaluese përgjatë kufirit lindor të NATO-s mbetet një prioritet absolut, ndërsa vlerësoi gatishmërinë e ushtrisë rumune. /Ad.Ab./ a.jor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.