☀️
Tiranë 33°C · Kthjellët 20 August 2026
S&P 500 7,674 ▼0.44%
DOW 53,026 ▼0.82%
NASDAQ 26,071 ▼0.99%
NAFTA 86.46 ▲2.45%
ARI 4,583 ▲0.83%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8574 EUR/CHF 0.9345 EUR/ALL 92.6575 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3709 EUR/TRY 55.9524 EUR/JPY 184.74 EUR/CAD 1.6113 EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8574 EUR/CHF 0.9345 EUR/ALL 92.6575 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3709 EUR/TRY 55.9524 EUR/JPY 184.74 EUR/CAD 1.6113
₿ CRYPTO
BTC $72,241 ▲ +5.08% ETH $2,303 ▲ +10.49% XRP $1.2475 ▲ +16.57% SOL $86.9000 ▲ +5.38%
S&P 500 7,674 ▼0.44 % DOW 53,026 ▼0.82 % NASDAQ 26,071 ▼0.99 % NAFTA 86.46 ▲2.45 % ARI 4,583 ▲0.83 % S&P 500 7,674 ▼0.44 % DOW 53,026 ▼0.82 % NASDAQ 26,071 ▼0.99 % NAFTA 86.46 ▲2.45 % ARI 4,583 ▲0.83 %
EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8574 EUR/CHF 0.9345 EUR/ALL 92.6575 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3709 EUR/TRY 55.9524 EUR/JPY 184.74 EUR/CAD 1.6113 EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8574 EUR/CHF 0.9345 EUR/ALL 92.6575 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3709 EUR/TRY 55.9524 EUR/JPY 184.74 EUR/CAD 1.6113
20 Aug 2026
Breaking
Kosova

Rusi, Lavrov: Pranojmë çdo zgjidhje me Kosovën që i përshtatet Serbisë

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov deklaroi se, për Kosovën, Rusia do të pranojë çdo zgjidhje që i përshtatet Serbisë.

“Moska këmbëngul në zbatimin e Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, që përfshin edhe dialogun e drejtpërdrejtë ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, si dhe respektimin e integritetin territorial serb”, ka qenë komenti i kryediplomatit rus.

“Në këtë kontekst – shtoi ai, – ne do të kontribuojmë në çdo mënyrë të mundshme në gjetjen e zgjidhjes”.

“Ne kemi theksuar vazhdimisht se do të pranojmë çdo zgjidhje që i përshtatet Serbisë dhe pikë”, ka qenë deklarata e Lavrovit, pas takimit të zhvilluar në Moskë me homologun serb, Ivica Daçiç.

Ky i fundit sqaroi se kishin diskutuar edhe mbi takimin mes presidentin rus, Vladimir Putin, dhe atij serb, Aleksandar Vuçiç, që do të zhvillohet në kuadër të forumit “Brezi dhe rruga”, në datat nga 25 deri më 27 prill në Kinë.

“Serbia nuk është në gjendje të mbrojë interesat e vendit pa ndihmën e Rusisë”, tha Daçiç, që nënvizoi se Beogradi nuk do të ndërmarrë asnjë veprim lidhur me Kosovën, pa u konsultuar më parë me rusët.

Takimi Vuçic-Putin mbahet dy ditë para se në Berlin të mblidhen udhëheqësit e Kosovës dhe Serbisë, në kuadër të një nisme të dy vendeve europiane, Gjermanisë dhe Francës, për të gjetur një zgjidhje që do të zhbllokonte procesin e dialogut mes dy vendeve, si dhe përafrimin e qëndrimeve për një marrëveshje gjithëpërfshirëse ligjërisht detyruese.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.