🌤️
Tiranë 30°C · Kryesisht kthjellët 19 August 2026
S&P 500 7,725 ▲0.43%
DOW 53,503 ▲0.3%
NASDAQ 26,387 ▲0.37%
NAFTA 85.36 ▲1.55%
ARI 4,544 ▲2.79%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8554 EUR/CHF 0.9405 EUR/ALL 92.7656 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3640 EUR/TRY 55.4769 EUR/JPY 184.75 EUR/CAD 1.6079 EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8554 EUR/CHF 0.9405 EUR/ALL 92.7656 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3640 EUR/TRY 55.4769 EUR/JPY 184.75 EUR/CAD 1.6079
₿ CRYPTO
BTC $68,609 ▲ +5.86% ETH $2,087 ▲ +8.93% XRP $1.0713 ▲ +6.77% SOL $82.0200 ▲ +6.41%
S&P 500 7,725 ▲0.43 % DOW 53,503 ▲0.3 % NASDAQ 26,387 ▲0.37 % NAFTA 85.36 ▲1.55 % ARI 4,544 ▲2.79 % S&P 500 7,725 ▲0.43 % DOW 53,503 ▲0.3 % NASDAQ 26,387 ▲0.37 % NAFTA 85.36 ▲1.55 % ARI 4,544 ▲2.79 %
EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8554 EUR/CHF 0.9405 EUR/ALL 92.7656 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3640 EUR/TRY 55.4769 EUR/JPY 184.75 EUR/CAD 1.6079 EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8554 EUR/CHF 0.9405 EUR/ALL 92.7656 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3640 EUR/TRY 55.4769 EUR/JPY 184.75 EUR/CAD 1.6079
19 Aug 2026
Breaking
Politika

Salianji “shpërthen” ndaj Berishës: Opozita duhet të përballet me Ramën, jo t’i shërbejë atij

Ervin Salianji, ish-deputet i Partisë Demokratike ka reaguar ashpër ndaj liderit të PD-së, Sali Berisha.

Ai ka akuzuar Berishën se po i shërben interesave të kryeministrit Edi Rama, në një kohë kur opozita, sipas tij, duhet të ishte më e bashkuar dhe më aktive përballë qeverisë.

Salianji: Sali Berisha ka zgjedhur t’i shërbejë deri në fund Edi Ramës. Ditën kur qytetarët protestojnë përballë Parlamentit, në vend që të përballet me Edi Ramën dhe të jetë mburojë politike për protestuesit, ai braktis Parlamentin dhe largohet. Në ditët më të zeza per Edi Ramën, Berisha zgjedh te shkatërrojë Partine Demokratike!

E njëjta logjikë sundon edhe brenda Partisë Demokratike. Si kryetar uzurpator, përjashton nga Kryesia njerëzit me kontributin më të madh. Më të votuarit nga qytetarët rezultojnë më të pavotuarit në Kryesinë e Sali Berishës. Ata që kanë mbajtur peshën e opozitarizmit për 13 vite ose lihen jashtë, ose renditen në fund. Qarqe si Korça dhe Shkodra mbeten pa asnjë përfaqësues, ndërsa edhe qarqet fituese injorohen dhe nuk përfaqësohen siç duhet.

Një opozitë nuk mund të fitojë duke përjashtuar meritën, votën dhe kontributin dhe duke futur anonimë që nuk i njeh askush përveç rrjeteve sociale si fansa të uzurpatorit!

Nëse duam të largojmë Edi Ramën, duhet të largojmë më parë pengesën më të madhe të opozitës: Sali Berishën, i cili është kthyer në kambalecin politik të Edi Ramës.

Ne nuk do i lemë demokratët të vetëm, kontributi i tyre do të vlerësohet!

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.