☁️
Tiranë 14°C · Vranët 20 May 2026
S&P 500 7,433 ▲1.08%
DOW 50,009 ▲1.31%
NASDAQ 26,270 ▲1.54%
NAFTA 98.50 ▼5.42%
ARI 4,546 ▲0.77%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1612 EUR/GBP 0.8666 EUR/CHF 0.9157 EUR/ALL 95.4726 EUR/MKD 61.6948 EUR/RSD 117.4090 EUR/TRY 52.9302 EUR/JPY 184.70 EUR/CAD 1.5963 EUR/USD 1.1612 EUR/GBP 0.8666 EUR/CHF 0.9157 EUR/ALL 95.4726 EUR/MKD 61.6948 EUR/RSD 117.4090 EUR/TRY 52.9302 EUR/JPY 184.70 EUR/CAD 1.5963
₿ CRYPTO
BTC $77,732 ▲ +0.96% ETH $2,136 ▲ +0.88% XRP $1.3703 ▲ +0.83% SOL $86.1100 ▲ +1.92%
S&P 500 7,433 ▲1.08 % DOW 50,009 ▲1.31 % NASDAQ 26,270 ▲1.54 % NAFTA 98.50 ▼5.42 % ARI 4,546 ▲0.77 % S&P 500 7,433 ▲1.08 % DOW 50,009 ▲1.31 % NASDAQ 26,270 ▲1.54 % NAFTA 98.50 ▼5.42 % ARI 4,546 ▲0.77 %
EUR/USD 1.1612 EUR/GBP 0.8666 EUR/CHF 0.9157 EUR/ALL 95.4726 EUR/MKD 61.6948 EUR/RSD 117.4090 EUR/TRY 52.9302 EUR/JPY 184.70 EUR/CAD 1.5963 EUR/USD 1.1612 EUR/GBP 0.8666 EUR/CHF 0.9157 EUR/ALL 95.4726 EUR/MKD 61.6948 EUR/RSD 117.4090 EUR/TRY 52.9302 EUR/JPY 184.70 EUR/CAD 1.5963
20 May 2026
Breaking
Politika

Samiti i BE në Tiranë, Xhaçka nga Brukseli: Ndryshime madhore në kuptimin gjeopolitik të BE-së

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme Olta Xhaçka ka folur nga Brukseli për samitin e e BE-së me vende e Ballkanit Perëndimor në Tiranë më 6 dhjetor dhe rëndësinë që ka për rajonin dhe Shqipërinë.

E ndodhur në Bruksel, ministrja Xhaçka është pyetur nga mediet gjatë takimit të udhëheqësve të Konferencës së Mynihut.

Ajo tha se fakti se samiti bëhet në Tiranë, flet për ndryshime madhore gjeopolitike të BE. Sipas saj, pritshmëritë për samitin janë të dyfishta.

“Fakti që Samiti BE-Ballkani Perëndimor do të mbahet në Tiranë, në rajonin e Ballkanit Perëndimor, flet për një sërë ndryshimesh madhore në kuptimin gjeopolitik të BE-së drejt një imperativi për një vëmendje të qëndrueshme gjeostrategjike të BE-së për rajonin e Ballkanit Perëndimor, alias Evropën Juglindore, veçanërisht në kontekstin e shumëfishtë të sigurisë që ka krijuar lufta e Rusisë kundër Ukrainës”, u shpreh Xhaçka.

“Unë do të thoja se pritshmëritë për samitin janë të dyfishta: së pari riafirmimi i një angazhimi të plotë dhe të qartë për perspektivën e anëtarësimit në Bashkimin Evropian për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor dhe përshpejtimi i hapave pozitivë në të gjitha proceset përkatëse integruese evropiane të vendeve të rajonit, veçanërisht pas Konferencave të para Ndërqeveritare për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në korrik 2022”, tha ajo.

Së dyti, sipas Xhaçkës, samiti duhet të shërbejë si një mundësi ku bollëku i një morie angazhimesh midis dy rajoneve vjen në fuqi, nga siguria tek çështjet e politikës së jashtme, tek sundimi i ligjit, tregu i brendshëm dhe bashkëpunimi në sektore të veçanta si: energjia, transporti, punët e brendshme, dixhitalizimi etj.

“Një angazhim më i thellë, hap pas hapi, në të gjithë këta sektorë, do të krijojë standardet e dëshirueshme që Ballkani Perëndimor të jetë në gjendje të përfitojë nga mënyra e përshpejtuar e integrimit sektorial përpara se të bëhen anëtarë të plotë të BE-së. E fundit por jo më pak e rëndësishme; do të jetë një mundësi e mirë për t’u treguar udhëheqësve të vendeve pjesëmarrëse mikpritjen shqiptare në mënyrën e duhur”, tha ajo.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.