Tiranë 23°C · Pjesërisht vranët 08 September 2026
S&P 500 7,684 ▼0.44%
DOW 52,851 ▼1.06%
NASDAQ 26,445 ▼0.24%
NAFTA 93.61 ▲2.33%
ARI 4,418 ▼1.31%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1623 EUR/GBP 0.8586 EUR/CHF 0.9409 EUR/ALL 92.1512 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3482 EUR/TRY 56.3403 EUR/JPY 179.51 EUR/CAD 1.6057 EUR/USD 1.1623 EUR/GBP 0.8586 EUR/CHF 0.9409 EUR/ALL 92.1512 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3482 EUR/TRY 56.3403 EUR/JPY 179.51 EUR/CAD 1.6057
₿ CRYPTO
BTC $78,508 ▼ -0.83% ETH $2,488 ▼ -0.1% XRP $1.4315 ▲ +2.65% SOL $103.5000 ▼ -0.43%
S&P 500 7,684 ▼0.44 % DOW 52,851 ▼1.06 % NASDAQ 26,445 ▼0.24 % NAFTA 93.61 ▲2.33 % ARI 4,418 ▼1.31 % S&P 500 7,684 ▼0.44 % DOW 52,851 ▼1.06 % NASDAQ 26,445 ▼0.24 % NAFTA 93.61 ▲2.33 % ARI 4,418 ▼1.31 %
EUR/USD 1.1623 EUR/GBP 0.8586 EUR/CHF 0.9409 EUR/ALL 92.1512 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3482 EUR/TRY 56.3403 EUR/JPY 179.51 EUR/CAD 1.6057 EUR/USD 1.1623 EUR/GBP 0.8586 EUR/CHF 0.9409 EUR/ALL 92.1512 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3482 EUR/TRY 56.3403 EUR/JPY 179.51 EUR/CAD 1.6057
08 Sep 2026
Breaking
Politika

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët e Aleancës bashkohen për foton familjare, Rama në rreshtin e parë me Erdogan, Rutte e Trump

Krerët e shteteve dhe qeverive të vendeve anëtare të NATO-s u mblodhën në Ankara në kuadër të samitit të Aleancës, ku zhvilluan edhe foton tradicionale familjare.

Në mesin e liderëve ishte edhe kryeministri shqiptar Edi Rama, i cili u pozicionua në rreshtin e parë, pranë Presidentit të Turqisë Recep Tayyip Erdoğan, Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s Mark Rutte dhe Presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump.Samiti i Ankarasë ka bërë bashkë udhëheqësit e 32 vendeve anëtare të NATO-s, si dhe partnerë të rëndësishëm të Aleancës, për të diskutuar sfidat aktuale të sigurisë dhe prioritetet strategjike.

Në fokus të takimeve janë forcimi i kapaciteteve mbrojtëse, rritja e investimeve në mbrojtje, modernizimi ushtarak, koordinimi i politikave të sigurisë, si dhe mbështetja e vazhdueshme për Ukrainën. Gjithashtu, liderët po diskutojnë mbi rritjen e rolit të Europës në mbrojtjen kolektive dhe objektivat e reja të shpenzimeve ushtarake të vendeve anëtare.

Pjesëmarrja e kryeministrit Rama në samit riafirmon angazhimin e Shqipërisë si anëtare e NATO-s për të kontribuar në sigurinë kolektive dhe për të përballuar sfidat e përbashkëta të Aleancës.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.