☀️
Tiranë 10°C · Kthjellët 27 Tetor 2026
S&P 500 7,677 ▲0.7%
DOW 52,362 ▲0.28%
NASDAQ 26,169 ▲0.82%
NAFTA 101.31 ▼0.44%
ARI 4,025 ▼0.34%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8382 EUR/CHF 0.9243 EUR/ALL 90.7400 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5193 EUR/TRY 55.8163 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5707 EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8382 EUR/CHF 0.9243 EUR/ALL 90.7400 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5193 EUR/TRY 55.8163 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5707
₿ CRYPTO
BTC $79,908 ▼ -0.61% ETH $2,312 ▼ -1.18% XRP $1.2902 ▼ -0.7% SOL $100.4100 ▼ -1.18%
S&P 500 7,677 ▲0.7 % DOW 52,362 ▲0.28 % NASDAQ 26,169 ▲0.82 % NAFTA 101.31 ▼0.44 % ARI 4,025 ▼0.34 % S&P 500 7,677 ▲0.7 % DOW 52,362 ▲0.28 % NASDAQ 26,169 ▲0.82 % NAFTA 101.31 ▼0.44 % ARI 4,025 ▼0.34 %
EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8382 EUR/CHF 0.9243 EUR/ALL 90.7400 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5193 EUR/TRY 55.8163 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5707 EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8382 EUR/CHF 0.9243 EUR/ALL 90.7400 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5193 EUR/TRY 55.8163 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5707
27 Tet 2026
Breaking
Politika

Sara Mila për protestuesit: Sorrat anti-shqiptarë dolën sot në origjinë. Nuk e duan integrimin në BE!

Deputetja socialiste Sara Mila duke folur për protestën e sotme para Parlamentit, ku u shënuan përplasje të dhunshme, theksoi se kemi të bëjmë me “sorra anti-shqiptarë”, të cilët “kanë dalë në origjinë”.

Sipas deputetes së PS ky grupim që u pa sot në protestë, e urren progresin e Shqipërisë dhe nuk dëshiron integrimin e vendit në Bashkimit Europian.

E ftuar në emisionin “Off the Record” nga Andrea Danglli në A2CNN, Mila vuri në dukje dallimin mes flamingove dhe sorrave, ku të parët sipas saj besuan te një protestë ndryshe, ndërsa grupimi tjetër gjithmonë ka dashur kaos, dhunë dhe molotovë.

“Ka një ndasi midis flamingove që vërtet kanë një kauzë dhe që shumë shpejt do dëgjoni që do marrin përgjigje për atë kauzë, së bashku me kryeministrin dhe organet përkatëse. E sigurt është që do të arrijë një dakordësi fillimisht në informim dhe transparencë njëherë, më pas për të arritur në disa konkluzione konkrete sa i përket kritereve të mjedisit që ai projekt shumë i mirë për Shqipërinë do të duhet të kalojë. Patjetër që ka një ndarje midis flamingove që vërtet dolën dhe besuan dhe shpresuan që mund të ishte një protestë ndryshe. Qeveria shqiptare e akomodoi si një protestë ndryshe, duke mos limituar, duke mos ngacmuar dhe provokuar në asnjë moment protestën që po i tregonte botës sa demokratike ishte Shqipëria. Në ndërkohë ka dhe prezencën e këtyre sorrave anti-shqiptarë që sot dolën me zë dhe figurë. Kemi të bëjmë me një dalje në origjinë të atyre njerëzve që e kanë dashur Shqipërinë gjithmonë kështu, kaos, molotovë, dhunë, përshkallëzim. Janë të njëjtët aktorë por me fytyra të ndryshme, e urrejnë progresin e Shqipërisë. Nuk duan ta shohin Shqipërinë as në BE”, tha Mila.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.