☀️
Tiranë 6°C · Kthjellët 28 Tetor 2026
S&P 500 7,723 ▲0.6%
DOW 52,378 ▲0.03%
NASDAQ 26,478 ▲1.18%
NAFTA 100.49 ▲0.59%
ARI 4,076 ▲0.04%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
₿ CRYPTO
BTC $80,754 ▲ +0.54% ETH $2,346 ▲ +0.7% XRP $1.3266 ▲ +1.14% SOL $101.2800 ▲ +0.29%
S&P 500 7,723 ▲0.6 % DOW 52,378 ▲0.03 % NASDAQ 26,478 ▲1.18 % NAFTA 100.49 ▲0.59 % ARI 4,076 ▲0.04 % S&P 500 7,723 ▲0.6 % DOW 52,378 ▲0.03 % NASDAQ 26,478 ▲1.18 % NAFTA 100.49 ▲0.59 % ARI 4,076 ▲0.04 %
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
28 Tet 2026
Breaking
Rajoni

Serbi, Vuçiç përplaset me pushtetin vendor të Beogradit

Kryeministri serb Aleksandar Vuçiç ka akuzuar krerët e pushtetit vendor të Beogradit, të cilët për “motive të qarta” shkaktuan shkatërrimin e një ndërtese në kryeqytet.
Natën e 25 prillit, një grup prej 30 personash të armatosur me shkopinj bejzbolli bastisën ndërtesa të ndryshme në Beograd, duke përdorur edhe pajisje të rënda e duke vënë në shënjestër disa lokale.
Në një konferencë për shtyp, Vuçiç deklaroi se “zyrtarët më të lartë të qytetit” fshihen pas shkatërrimit të lagjes.
“Jam i sigurt se motivi i tyre ka qenë i qartë. Jam i sigurt se ata donin të krijonin diçka tjetër atje dhe kanë përdorur kriminelët për interesat e tyre financiare”, tha Vuçiç.
Shefi i qeverisë serbe nuk identifikoi asnjë nga zyrtarët, duke thënë se prokurorët dhe policia janë institucionet që duhet të zbulojnë më shumë detaje.
Ai tha gjithashtu se organizatorët e këtij sulmi do të përballen me pasoja ligjore, por kjo nuk do të thotë se ai ka ndërmend t’u kërkojë autoriteteve përkatëse të përshpejtojnë procesin.
Sipas agjencisë së lajmeve “KRIK”, grupi i huliganëve gjatë bastisjes dhe dëmtimit të ndërtesave sulmoi edhe kalimtarë të rastit, duke u marrë atyre telefonët dhe duke i kërcënuar që të mos denonconin gjë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.