☀️
Tiranë 18°C · Kthjellët 10 June 2026
S&P 500 7,387 ▼0.26%
DOW 50,872 ▲0.17%
NASDAQ 25,679 ▼0.97%
NAFTA 88.93 ▲0.83%
ARI 4,203 ▼1.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104 EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104
₿ CRYPTO
BTC $61,342 ▼ -2.08% ETH $1,624 ▼ -2.1% XRP $1.1202 ▼ -2.21% SOL $64.4400 ▼ -1.9%
S&P 500 7,387 ▼0.26 % DOW 50,872 ▲0.17 % NASDAQ 25,679 ▼0.97 % NAFTA 88.93 ▲0.83 % ARI 4,203 ▼1.94 % S&P 500 7,387 ▼0.26 % DOW 50,872 ▲0.17 % NASDAQ 25,679 ▼0.97 % NAFTA 88.93 ▲0.83 % ARI 4,203 ▼1.94 %
EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104 EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104
10 Jun 2026
Breaking
Rajoni

Sergio Mattarella: Italia përkrah aderimin e Bullgarisë në Shengen

Presidenti i Republikës së Italisë Sergio Mattarella mbërriti në Bullgari për një vizitë zyrtare me ftesë të Presidentit Rosen Plevneliev. Të dy shqyrtuan sy më sy sfidat para Bashkimit Evropian, krizën e migracionit, çështje në sferën e sigurisë dhe mundësitë për thellimin e bashkëpunimit ekonomiko-tregtar mes dy vendeve.

“Bullgaria dhe Italia kanë lidhje të thella shpirtërore dhe historike. Sot ne jemi dy shtete miqësore dhe aleate, të cilat mbrojmë vlerat evropiane”, këtë e tha Kreu i Shtetit Bullgar Rosen Plevneliev pasi u takua me homologun e tij italian Sergio Mattarella. Ai komentoi gjithashtu se rreth 130 000 turistë nga Italia në vit e vizitojnë Bullgarinë, kurse Italia është tregu më i madh i mallrave bullgare pas Gjermanisë.

Rosen Plevneliev saktësoi se Bullgaria është duke luftuar bashkë me Italinë kundër terrorizmit. Sa i përket krizës së migrantëve Presidenti bullgar nënvizoi: “Ne duhet të kërkojmë një zgjidhje të qëndrueshme dhe efektive të problemeve në Siri, Irak, Afganistan”. Italia përkrah aderimin e Bullgarisë në Shengen”, vuri në dukje nga ana e vet Presidenti i Italisë Sergio Mattarella.

Ai shtoi se “kemi një vizion të përbashkët për atë që Komisioni Evropian duhet të realizojë dhe të zhvillojë. Edhe të dyja palat mendojmë se në këtë moment pas daljes së Britanisë së Madhe nga Bashkimi, duhet të zgjerohet mundësia e BE-së drejt vendeve nga Ballkani Perëndimor”. Më 14 shtator në Plovdiv Sergio Mattarella do të marrë pjesë në Takimin e 12 të Presidentëve të Republikave Parlamentare të BE-së (të grupit Arajolush).

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.