☀️
Tiranë 30°C · Kthjellët 26 August 2026
S&P 500 7,674 ▼0.05%
DOW 53,429 ▼0.28%
NASDAQ 26,099 ▼0.2%
NAFTA 82.36 ▲0%
ARI 4,651 ▼0.92%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1670 EUR/GBP 0.8555 EUR/CHF 0.9363 EUR/ALL 92.4513 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3369 EUR/TRY 56.1484 EUR/JPY 185.85 EUR/CAD 1.6152 EUR/USD 1.1670 EUR/GBP 0.8555 EUR/CHF 0.9363 EUR/ALL 92.4513 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3369 EUR/TRY 56.1484 EUR/JPY 185.85 EUR/CAD 1.6152
₿ CRYPTO
BTC $78,115 ▼ -1.56% ETH $2,451 ▼ -0.96% XRP $1.3750 ▼ -6.59% SOL $96.2400 ▼ -1.96%
S&P 500 7,674 ▼0.05 % DOW 53,429 ▼0.28 % NASDAQ 26,099 ▼0.2 % NAFTA 82.36 ▲0 % ARI 4,651 ▼0.92 % S&P 500 7,674 ▼0.05 % DOW 53,429 ▼0.28 % NASDAQ 26,099 ▼0.2 % NAFTA 82.36 ▲0 % ARI 4,651 ▼0.92 %
EUR/USD 1.1670 EUR/GBP 0.8555 EUR/CHF 0.9363 EUR/ALL 92.4513 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3369 EUR/TRY 56.1484 EUR/JPY 185.85 EUR/CAD 1.6152 EUR/USD 1.1670 EUR/GBP 0.8555 EUR/CHF 0.9363 EUR/ALL 92.4513 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3369 EUR/TRY 56.1484 EUR/JPY 185.85 EUR/CAD 1.6152
26 Aug 2026
Breaking
Bota

SHBA, pako të re ndihme prej 1.2 miliardë dollarësh për Ukrainën

Shtetet e Bashkuara do të ofrojnë një pako të re ndihmash ushtarake për Ukrainën me vlerë 1.2 miliardë dollar, për të forcuar më tej mbrojtjen e saj ajrore, ndërsa Rusia vazhdon të godasë Ukrainën me dronë dhe raketa, thanë zyrtarët amerikanë të hënën.

Pakoja e re e ndihmës pritet të njoftohet të martën dhe paratë do të sigurohen nga Iniciativa e Ndihmës për Sigurinë e Ukrainës. Ndryshe nga pajisjet, armët dhe municionet amerikane që dërgohen më shpesh në Ukrainë nga rezervat e Pentagonit, në mënyrë që ato të mund të dërgohen shpejt, këto para do të shpenzohen gjatë muajve apo edhe viteve të ardhshme për të përmbushur nevojat e ardhshme ushtarake të Ukrainës.

Fondet e reja do të financojnë sistemet e mbrojtjes ajrore HAWK, municione për sistemet e mbrojtjes ajrore dhe dronët për mbrojtjen ajrore. Sipas zyrtarëve, këto fonde do të përdoren edhe për blerjen e artilerisë, raketave, pajisjeve për imazhet satelitore, mirëmbajtjen e pajisjeve dhe pjesë këmbimi për një sërë sistemesh të mbrojtjes. Zyrtarët folën në kushte anonimiteti sepse pakoja e ndihmës ende nuk është njoftuar zyrtarisht.

Përfshirë këtë pako, Shtetet e Bashkuara i kanë ofruar Ukrainës rreth 37 miliardë dollarë ndihmë ushtarake që nga fillimi i sulmit të Rusisë ndaj Kievit në shkurt të vitit 2022.

Vendimi për ndihmën e re ushtarake vjen ndërsa Ukraina po përgatitet të nisë një ofensivë pranverore kundër forcave ruse dhe vazhdon të ketë vështirësi në fushën e mbrojtjes ajrore.

Mbrojtja ajrore e Ukrainës rrëzoi 35 dronë të prodhuar nga Irani mbi Kiev në sulmin e fundit të natës nga Rusia, thanë zyrtarët të hënën. Mbetjet nga një dron goditën një ndërtesë apartamentesh në lagjen perëndimore të Svyatoshynskyit në Kiev, ndërsa mbetjet e tjera goditën një makinë të parkuar aty pranë, duke i vënë flakën asaj, tha kryetari i bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko, në një postim në platformën Telegram.

Rusia bombardoi 127 objektiva në pjesët veriore, jugore dhe lindore të Ukrainës, duke vrarë tre civilë, tha ministria e mbrojtjes e Ukrainës.

Duke u përballur me sanksione ekonomike dhe kufizime në zinxhirët e saj të furnizimit për shkak të pushtimit të Ukrainës, Rusia shpesh ka përdorur dronë “Shahed” të Iranit për të forcuar arsenalin e saj të armëve sulmuese. Pakoja e re amerikane e ndihmës ushtarake për Ukrainën, përfshinë edhe armë dhe mbështetje më të menjëhershme ushtarake, si sisteme për rrëzimin e dronëve.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.