☀️
Tiranë 10°C · Kthjellët 28 Tetor 2026
S&P 500 7,744 ▲0.28%
DOW 52,475 ▲0.19%
NASDAQ 26,550 ▲0.27%
NAFTA 101.88 ▲1.98%
ARI 4,073 ▼0.04%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
₿ CRYPTO
BTC $81,116 ▲ +0.54% ETH $2,352 ▲ +0.43% XRP $1.3276 ▲ +0.6% SOL $102.1500 ▲ +1.2%
S&P 500 7,744 ▲0.28 % DOW 52,475 ▲0.19 % NASDAQ 26,550 ▲0.27 % NAFTA 101.88 ▲1.98 % ARI 4,073 ▼0.04 % S&P 500 7,744 ▲0.28 % DOW 52,475 ▲0.19 % NASDAQ 26,550 ▲0.27 % NAFTA 101.88 ▲1.98 % ARI 4,073 ▼0.04 %
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
28 Tet 2026
Breaking
Bota

SHBA – Trump ofron 1 milion dollarë shpërblim për denoncuesit e mashtrimit zgjedhor

– Presidenti amerikan, Donald Trump ka ofruar një shpërblim prej 1 milion dollarësh për personat që raportojnë raste të mashtrimit zgjedhor në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me kusht që denoncimet të çojnë në arrestimin dhe shpalljen fajtorë të personave përgjegjës, sipas “The Washington Post”.

Trump e bëri njoftimin të hënën, përmes një postimi në platformën e tij “Truth Social”, ku tha se shpërblimi do të vlejë për rastet e mashtrimit në zgjedhjet e kaluara dhe në zgjedhjet e mesmandatit të vitit 2026.

“Çdokush që raporton mashtrim zgjedhor në zgjedhjet e kaluara ose në zgjedhjet e ardhshme të mesmandatit të vitit 2026, do të shpërblehet me 1 milion dollarë, pas arrestimit dhe dënimit të personave që kanë kryer mashtrimin”, shkroi Trump.

Presidenti amerikan nuk dha hollësi se si do të financohen shpërblimet, ku duhet të dorëzohen denoncimet apo cili institucion do të jetë përgjegjës për shqyrtimin e tyre.

As Shtëpia e Bardhë nuk dha sqarime të mëtejshme për mënyrën e zbatimit të nismës.

Gjithashtu, nuk është bërë e qartë se si do të verifikohet informacioni i dhënë nga denoncuesit dhe kush do të vendosë nëse një rast i plotëson kushtet për përfitimin e shpërblimit.

Nisma u njoftua një javë përpara zgjedhjeve të mesmandatit, që do të mbahen më 3 nëntor në SHBA.

Në këto zgjedhje përcaktohet përbërja e Kongresit amerikan, përfshirë të gjitha vendet e Dhomës së Përfaqësuesve dhe një pjesë të Senatit.

Trump ka përsëritur vazhdimisht pretendimet për mashtrim zgjedhor në SHBA, veçanërisht për zgjedhjet presidenciale të vitit 2020, të cilat i humbi ndaj Joe Biden.

Njoftimi për shpërblimin prej 1 milion dollarësh vjen pas prezantimit të një programi tjetër, nga administrata Trump, që synon të shpërblejë personat që japin informacione për mashtrimin me fondet publike.

Ky program i veçantë, i prezantuar nga Trump dhe zëvendëspresidenti JD Vance, parashikon shpërblime deri në 30 mijë dollarë për informacione që çojnë në dënime për mashtrim ose në masa të rëndësishme ligjore nga autoritetet federale.

Megjithatë, nuk është sqaruar nëse shpërblimi prej 1 milion dollarësh për denoncimet e mashtrimit zgjedhor, do të financohet nga i njëjti program apo do të jetë një nismë e veçantë. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.