🌧️
Tiranë 12°C · Shi i lehtë 03 Nëntor 2026
S&P 500 7,541 ▼0.51%
DOW 51,984 ▲0.41%
NASDAQ 25,164 ▼1.07%
NAFTA 97.10 ▲0.66%
ARI 3,931 ▼0.96%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650 EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650
₿ CRYPTO
BTC $76,850 ▼ -1.91% ETH $2,254 ▼ -1.61% XRP $1.2522 ▼ -0.13% SOL $92.1500 ▼ -2.86%
S&P 500 7,541 ▼0.51 % DOW 51,984 ▲0.41 % NASDAQ 25,164 ▼1.07 % NAFTA 97.10 ▲0.66 % ARI 3,931 ▼0.96 % S&P 500 7,541 ▼0.51 % DOW 51,984 ▲0.41 % NASDAQ 25,164 ▼1.07 % NAFTA 97.10 ▲0.66 % ARI 3,931 ▼0.96 %
EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650 EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650
03 Nën 2026
Breaking
Bota

SHBA – Trump: Rusia dhe Kina të mos furnizojnë Iranin me armë

UASHINGTON, 25 korrik /ATSH-DPA/ – Presidenti amerikan Bashkuara, Donald Trump, ka paralajmëruar Rusinë dhe Kinën që të mos i ofrojnë ndihmë ushtarake Iranit, duke theksuar se një veprim i tillë do të kishte pasoja serioze për të dyja vendet.

Në një postim në platformën e tij Truth Social, Trump tha se presidenti rus Vladimir Putin dhe presidenti kinez Xi Jinping e kanë siguruar se vendet e tyre nuk do të furnizojnë Iranin me armë.

Ai shtoi se dy fuqitë e mëdha, për të cilat është folur shpesh në lidhje me mbështetjen ndaj Teheranit, sipas tij nuk janë duke marrë pjesë në konflikt.

“Nëse do ta bënin këtë, do të ishte shumë keq për ta dhe sigurisht nuk do të ishte në interesin e tyre,” shkroi presidenti Trump, pa dhënë detaje se çfarë masash mund të ndërmarrë Uashingtoni në një skenar të tillë.

Deklaratat e presidentit amerikan vijnë në një kohë kur mediat amerikane kanë raportuar vazhdimisht për dyshime se Irani mund të ketë marrë mbështetje nga Rusia ose Kina gjatë konfliktit të fundit.

Sipas një raporti të “Wall Street Journal”, zyrtarë amerikanë kanë shprehur shqetësimin se aftësia e Iranit për të goditur objektiva të ndjeshëm mund të jetë përforcuar nga ndihma teknologjike ose informative e këtyre vendeve.

Edhe në javët e para të luftës, disa media amerikane raportuan se Rusia mund t’i kishte ofruar Iranit informacione mbi pozicionet e forcave amerikane dhe objektiva të mundshëm në Lindjen e Mesme.

Vetë Trump kishte deklaruar në muajin mars se e konsideronte të mundur që presidenti Putin po i jepte njëfarë ndihme Iranit, duke thënë në një intervistë për “Fox News” se besonte se Rusia “mund t’i ketë ndihmuar disi”.

Megjithatë, deri tani nuk janë publikuar prova të pavarura që konfirmojnë pretendimet për furnizim me armë ose mbështetje të drejtpërdrejtë ushtarake nga Rusia apo Kina ndaj Iranit./  /Ad.Ab./ a.jor.

 

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.