🌤️
Tiranë 22°C · Kryesisht kthjellët 14 July 2026
S&P 500 7,544 ▲0.38%
DOW 52,508 ▲0.02%
NASDAQ 26,107 ▲0.9%
NAFTA 79.99 ▲2.37%
ARI 4,060 ▲1.34%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1397 EUR/GBP 0.8527 EUR/CHF 0.9265 EUR/ALL 93.7664 EUR/MKD 61.6220 EUR/RSD 117.3452 EUR/TRY 53.5778 EUR/JPY 184.99 EUR/CAD 1.6122 EUR/USD 1.1397 EUR/GBP 0.8527 EUR/CHF 0.9265 EUR/ALL 93.7664 EUR/MKD 61.6220 EUR/RSD 117.3452 EUR/TRY 53.5778 EUR/JPY 184.99 EUR/CAD 1.6122
₿ CRYPTO
BTC $64,440 ▲ +3.52% ETH $1,875 ▲ +6.01% XRP $1.1110 ▲ +4.61% SOL $76.9900 ▲ +2.86%
S&P 500 7,544 ▲0.38 % DOW 52,508 ▲0.02 % NASDAQ 26,107 ▲0.9 % NAFTA 79.99 ▲2.37 % ARI 4,060 ▲1.34 % S&P 500 7,544 ▲0.38 % DOW 52,508 ▲0.02 % NASDAQ 26,107 ▲0.9 % NAFTA 79.99 ▲2.37 % ARI 4,060 ▲1.34 %
EUR/USD 1.1397 EUR/GBP 0.8527 EUR/CHF 0.9265 EUR/ALL 93.7664 EUR/MKD 61.6220 EUR/RSD 117.3452 EUR/TRY 53.5778 EUR/JPY 184.99 EUR/CAD 1.6122 EUR/USD 1.1397 EUR/GBP 0.8527 EUR/CHF 0.9265 EUR/ALL 93.7664 EUR/MKD 61.6220 EUR/RSD 117.3452 EUR/TRY 53.5778 EUR/JPY 184.99 EUR/CAD 1.6122
14 Jul 2026
Breaking
Bota

SHBA – Valë rekord i nxehti, 100 milionë persona nën alarm

UASHINGTON, 14 korrik /ATSH-AFP/ – Një valë rekord të nxehti po përhapet nga perëndimi drejt bregut lindor të Shteteve të Bashkuara, duke vendosur afro 100 milionë banorë nën paralajmërime për temperatura ekstreme.

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, ditët më të nxehta pritet të jenë  dita e sotme dhe veçanërisht e mërkura në verilindje dhe në rajonin e Mid-Atlantikut.

Fenomeni i njohur si “kupola e nxehtësisë” ka thyer tashmë rekorde historike në disa shtete perëndimore.

Në Billings të Montanës temperatura arriti në 44 gradë Celsius, duke kaluar rekordin e mëparshëm prej 42 gradësh, ndërsa në Solt Lejk Siti u regjistruan rreth 43 gradë Celsius, gjithashtu mbi rekordin e mëparshëm.

Tani nxehtësia po zhvendoset drejt zonave më të populluara të vendit.

Qytete nga Riçmond në Virxhinia deri në Boston në Masaçusets pritet të përballen me temperatura që afrojnë ose tejkalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa në fund të javës parashikohet një freskim gradual.

Shkencëtarët e grupit “World Weather Attribution” theksojnë se vala e mëparshme e nxehtësisë në bregun lindor, gjatë festimeve të 250-vjetorit të pavarësisë së SHBA-së më 4 korrik, do të kishte qenë pothuajse e pamundur pa ndikimin e ndryshimeve klimatike të shkaktuara nga aktiviteti njerëzor.

Ekspertët paralajmërojnë se kupolat e nxehtësisë mund të krijojnë edhe të ashtuquajturat “stuhi të thata”, ku reshjet avullojnë para se të arrijnë në tokë, ndërsa rrufetë mund të ndezin zjarre të reja pyjore.

Rreziku është edhe më i madh, pasi pjesë të mëdha të perëndimit amerikan po përballen me thatësirë.

Meteorologët besojnë se zhvillimi i një fenomeni shumë të fuqishëm El Nino në oqeanin Paqësor po ndikon gjithashtu në këtë situatë.

Temperaturat rekord të sipërfaqes së detit po ndryshojnë qarkullimin atmosferik, duke bllokuar ajrin e nxehtë mbi perëndimin e SHBA-së.

Parashikimet tregojnë se El Nino mund të arrijë kulmin në periudhën tetor-dhjetor 2026, ndërsa ndikimi më i madh në temperaturat globale pritet të ndihet gjatë vitit 2027./  /Ad.Ab./ a.jor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.