☀️
Tiranë 14°C · Kthjellët 03 Tetor 2026
S&P 500 7,723 ▲0.73%
DOW 51,177 ▲0.49%
NASDAQ 27,191 ▲1.19%
NAFTA 91.11 ▼1.9%
ARI 4,162 ▼0.95%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1252 EUR/GBP 0.8508 EUR/CHF 0.9324 EUR/ALL 92.0700 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 55.2880 EUR/JPY 177.78 EUR/CAD 1.6029 EUR/USD 1.1252 EUR/GBP 0.8508 EUR/CHF 0.9324 EUR/ALL 92.0700 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 55.2880 EUR/JPY 177.78 EUR/CAD 1.6029
₿ CRYPTO
BTC $84,696 ▲ +0.3% ETH $2,686 ▲ +0.98% XRP $1.4875 ▲ +1.07% SOL $119.6000 ▲ +1.55%
S&P 500 7,723 ▲0.73 % DOW 51,177 ▲0.49 % NASDAQ 27,191 ▲1.19 % NAFTA 91.11 ▼1.9 % ARI 4,162 ▼0.95 % S&P 500 7,723 ▲0.73 % DOW 51,177 ▲0.49 % NASDAQ 27,191 ▲1.19 % NAFTA 91.11 ▼1.9 % ARI 4,162 ▼0.95 %
EUR/USD 1.1252 EUR/GBP 0.8508 EUR/CHF 0.9324 EUR/ALL 92.0700 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 55.2880 EUR/JPY 177.78 EUR/CAD 1.6029 EUR/USD 1.1252 EUR/GBP 0.8508 EUR/CHF 0.9324 EUR/ALL 92.0700 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 55.2880 EUR/JPY 177.78 EUR/CAD 1.6029
03 Tet 2026
Breaking
roze

Shia LaBeouf rrëfen prapaskenat e sikletshme me babanë e tij në sheshxhirim

Shia LaBeouf ka bërë një rrëfim të pazakontë gjatë pjesëmarrjes në Fanboy Expo 2026 në Knoxville, Tennessee, duke treguar se babai i tij, Jeffrey LaBeouf, është përjashtuar nga shumë sete filmike për shkak të sjelljes së tij.

Gjatë një paneli kushtuar filmit “Transformers”, 40-vjeçari kujtoi një incident që, sipas tij, ndodhi në xhirimet e filmit “Holes” (2003).

“Babai im është dëbuar nga shumë sete filmike. Një herë ngacmoi Sigourney Weaver dhe ajo i dha një shuplakë në sheshxhirim,” tha LaBeouf.

Sipas aktorit, edhe aktorja Lucy Liu nuk e duronte praninë e babait të tij gjatë xhirimeve të “Charlie’s Angels: Full Throttle”.

“Lucy Liu nuk e duronte fare babanë tim. Por ai nuk largohej askund, sepse ishte babai im,” u shpreh ai.

LaBeouf kujtoi se, si adoleshent, kishte nevojë për një kujdestar në set, ndaj babai i tij qëndronte vazhdimisht pranë tij. Ai tha se Jeffrey shpesh u drejtohej aktoreve me komente dhe fishkëllima.

“Babai im sapo kishte dalë nga burgu dhe në set kishte shumë gra të bukura. Ai përpiqej të flirtonte me Lucy Liu, Cameron Diaz dhe Drew Barrymore gjatë gjithë kohës,” tregoi aktori me humor.

Përfaqësuesit e Sigourney Weaver, Lucy Liu, Cameron Diaz dhe Drew Barrymore nuk kanë komentuar publikisht deklaratat e Shia LaBeouf.

Jeffrey LaBeouf ka qenë më parë në qendër të vëmendjes për të kaluarën e tij ligjore. Sipas raportimeve, ai vuajti dënim me burg nga viti 1981 deri në 1983 për tentativë përdhunimi. Në një intervistë të vitit 2019 për Medium, ai deklaroi se nuk mbante mend ngjarjen pasi ishte “i dehur deri në humbjen e vetëdijes”.

Edhe vetë Shia LaBeouf ka pasur probleme me ligjin ndër vite. Së fundmi, ai pranoi fajësinë për tre akuza për dhunë pas një përleshjeje gjatë festimeve të Mardi Gras.

Marrëdhënia e ndërlikuar mes aktorit dhe babait të tij është trajtuar edhe në filmin autobiografik “Honey Boy” (2019). Megjithatë, në vitin 2022, LaBeouf deklaroi se pendohej që e kishte paraqitur publikisht babanë si një njeri abuziv.

“Babai im ka qenë gjithmonë i dashur me mua. Kishte shumë probleme, ishte njeri i thyer dhe i çuditshëm, por nuk reshti kurrë së qeni pranë meje,” tha ai në podcastin “Real Ones”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.