☀️
Tiranë 10°C · Kthjellët 28 Tetor 2026
S&P 500 7,744 ▲0.28%
DOW 52,475 ▲0.19%
NASDAQ 26,550 ▲0.27%
NAFTA 101.96 ▲2.06%
ARI 4,083 ▲0.21%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
₿ CRYPTO
BTC $81,140 ▲ +0.42% ETH $2,356 ▲ +0.48% XRP $1.3295 ▲ +0.65% SOL $102.3100 ▲ +1.19%
S&P 500 7,744 ▲0.28 % DOW 52,475 ▲0.19 % NASDAQ 26,550 ▲0.27 % NAFTA 101.96 ▲2.06 % ARI 4,083 ▲0.21 % S&P 500 7,744 ▲0.28 % DOW 52,475 ▲0.19 % NASDAQ 26,550 ▲0.27 % NAFTA 101.96 ▲2.06 % ARI 4,083 ▲0.21 %
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
28 Tet 2026
Breaking
Kronika

Shifrat e INSTAT, Lezha ndër qarqet me më shumë aksidente! Në 9 muaj, 122 aksidente dhe 207 të vdekur e të plagosur

Qarku i Lezhës vijon të jete ndër zonat me numrin më të lartë të aksidenteve rrugore në vend, duke u renditur i dyti pas Tiranës.

Sipas raportit të INSTAT-it, gjatë 9-mujorit të parë të këtij viti janë regjistruar 122 aksidente rrugore, ku nuk kanë munguar as rastet me pasoja fatale, 207 të plagosur dhe vdekur gjithsej.

Akset rrugore që paraqesin më shumë probleme jane Milot–Lezhë–Shkodër, si dhe Rruga e Kombit, veçanërisht segmenti Milot–Rrëshen. Specialisti i sigurisë rrugore, Rrok Lelçaj, thotë se mungesa e sinjalistikës rrugore mbetet shqetësim, ndërsa një tjetër shkaku kryesor i aksidenteve mbetet sjellja e drejtuesve të mjeteve:

“Faktori njeri është determinant, kryesori, sepse kanë besim te vetja, sidomos djemtë kanë besim të jashtëzakonshëm te lëvizjet e tyre. Unë bëj një pyetje: pse vajzat nuk bëjnë aksidente? Sepse ato i mbajnë të gjitha mësimet që ka marrë në autoshkollë i mbajnë derisa të vdesin”, tha Rrok Lelçaj, specialist i sigurisë rrugore.

Për uljen e numrit të aksidenteve, si ndërhyrje të rëndësishme shihen ndërtimi i autostradës Milot–Balldren–Shkodër, si dhe instalimi i kamerave të monitorimit në pikat më problematike.

“Është jetike që rruga Milot Balldren të fillojë sa më parë dhe të mbarojnë sa më shpejt sepse zbut qarkullimin edhe ulen edhe aksidentet rrugore”, theksoi Lelçaj për RTSH.

Numri më i lartë i aksidenteve në rrugët që përshkojnë qarkun e Lezhës është regjistruar gjatë sezonit veror, periudhë kur edhe fluksi i lëvizjeve është më i madh.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.