Shihet si opsion edhe për Shqipërinë, Dortmundi e huazon portierin tek ekipi ku u shpall kampion: Jam i lumtur, të shohim p�
Nis një aventurë “e re” për Diant Ramajn. Portieri me origjinë shqiptare, i cili ka luajtur me ekipet e moshave të Gjermanisë, ka vendosur që këtë sezon të luajë për skuadrën e Kopenhagës në Danimarkë.
Në fakt është një aventurë e dytë e tij në radhët e këtij ekipi, pasi ka qenë i huazuar atje dy sezone më parë, duke e ndihmuar që të fitojë kampionatin dhe Kupën në Danimarkë.
Lojtari në pronësi të Borusia Dortmund, është dhënë përsëri në huazim në këtë aventurë të re në klubin danez.
“Jam shumë i lumtur që është arritur marrëveshja dhe mezi pres të ribashkohem me shokët e mi të ekipit. Kam kaluar një kohë fantastike këtu dhe ndiej se ky është vendi i duhur për mua. Më ka munguar atmosfera e veçantë e ndeshjeve në Parken. Tani, megjithatë, duhet të shohim përpara dhe të punojmë çdo ditë për të ndihmuar ekipin të arrijë suksese të reja”, tha Ramaj pas zyrtarizimit të huazimit me të drejtën e blerjes në fund të sezonit.
Portieri 24-vjeccar në të kaluarën ka deklaruar se po pret mundësinë të vazhdojë të veshë fanellën e Gjermanisë, por për sa kohë që nuk ka luajtur asnjë ndeshje me ekipin A të saj, mbetet një opsion për të veshur fanellën kuqezi.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.