Tiranë 33°C · Pjesërisht vranët 14 August 2026
S&P 500 7,783 ▼0.2%
DOW 53,727 ▼0.21%
NASDAQ 26,678 ▼0.46%
NAFTA 81.74 ▲0.6%
ARI 4,446 ▲0.58%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1532 EUR/GBP 0.8548 EUR/CHF 0.9382 EUR/ALL 92.9462 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3277 EUR/TRY 55.1526 EUR/JPY 183.84 EUR/CAD 1.6070 EUR/USD 1.1532 EUR/GBP 0.8548 EUR/CHF 0.9382 EUR/ALL 92.9462 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3277 EUR/TRY 55.1526 EUR/JPY 183.84 EUR/CAD 1.6070
₿ CRYPTO
BTC $62,998 ▼ -1.13% ETH $1,883 ▼ -0.37% XRP $1.0079 ▲ +0.1% SOL $75.7100 ▼ -0.45%
S&P 500 7,783 ▼0.2 % DOW 53,727 ▼0.21 % NASDAQ 26,678 ▼0.46 % NAFTA 81.74 ▲0.6 % ARI 4,446 ▲0.58 % S&P 500 7,783 ▼0.2 % DOW 53,727 ▼0.21 % NASDAQ 26,678 ▼0.46 % NAFTA 81.74 ▲0.6 % ARI 4,446 ▲0.58 %
EUR/USD 1.1532 EUR/GBP 0.8548 EUR/CHF 0.9382 EUR/ALL 92.9462 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3277 EUR/TRY 55.1526 EUR/JPY 183.84 EUR/CAD 1.6070 EUR/USD 1.1532 EUR/GBP 0.8548 EUR/CHF 0.9382 EUR/ALL 92.9462 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3277 EUR/TRY 55.1526 EUR/JPY 183.84 EUR/CAD 1.6070
14 Aug 2026
Breaking
Arte

Shkodra në ritmet e verës, dy festivale me muzikë dhe atmosferë festive

Shkodra do të kthehet në skenën e disa aktiviteteve kulturore tashmë të kthyera në traditë, të cilat gjallërojnë jetën në këtë qytet, periudhën e verës.

DUA Fest do të sjellë dy net të paharrueshme muzike, emocionesh dhe atmosfere unike. Nën hijen e mureve shekullore të kalasë së Shkodrës, DUA FEST sjell disa nga emrat më të dashur të muzikës shqiptare: Alban Skënderaj, Aleksandër Gjoka, Shkodra Elektronike, si edhe shumë artistë të tjerë që do t’i japin jetë një fundjave të veçantë verore.

Atmosferën do ta ndezin edhe DJ Hermes, DJ Irgen, Eri Dee, ndërsa në skenë do të ngjiten edhe Grupi Burn dhe Hektor Jubani.

Organizatorët e DUA Fest premtojnë një përvojë që do të mbetet gjatë në kujtesë.

Pak dite pas këtij organizimi, Shkodra do të mirëpresë më 12 gusht edicionin e dytë të Youth Wave Festival, një aktivitet që organizohet në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Rinisë. Këtë vit festivali do të zhvendoset në sheshin përpara Kinema Republika, ku pritet të mbledhë rreth 2 mijë të rinj në një mbrëmje të mbushur me muzikë, energji dhe aktivitete kushtuar pjesëmarrjes rinore.

Edicioni i sivjetshëm do të sjellë risi dhe surpriza për pjesëmarrësit, ndërsa vendndodhja e re synon ta afrojë festivalin edhe më shumë me të rinjtë e qytetit.

Ky është viti i dytë radhazi që organizohet Youth Wave Festival. Edicioni i parë u mbajt verën e kaluar në zonën turistike të Shirokës, ndërsa këtë vit organizatorët kanë zgjedhur qendrën e qytetit, me synimin për të përfshirë edhe më shumë të rinj dhe për ta kthyer festivalin në një pikëtakim të rëndësishëm të rinisë shkodrane.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.