☀️
Tiranë 5°C · Kthjellët 28 Tetor 2026
S&P 500 7,723 ▲0.6%
DOW 52,378 ▲0.03%
NASDAQ 26,478 ▲1.18%
NAFTA 101.12 ▲1.22%
ARI 4,058 ▼0.4%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
₿ CRYPTO
BTC $81,221 ▲ +1.64% ETH $2,367 ▲ +2.13% XRP $1.3412 ▲ +3% SOL $102.3400 ▲ +2.08%
S&P 500 7,723 ▲0.6 % DOW 52,378 ▲0.03 % NASDAQ 26,478 ▲1.18 % NAFTA 101.12 ▲1.22 % ARI 4,058 ▼0.4 % S&P 500 7,723 ▲0.6 % DOW 52,378 ▲0.03 % NASDAQ 26,478 ▲1.18 % NAFTA 101.12 ▲1.22 % ARI 4,058 ▼0.4 %
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
28 Tet 2026
Breaking
Maqedonia e Veriut

Shkup, “Revolucioni shumëngjyrësh” i rikthehet protestave në mbështetje të PSP-së

Qindra qytetarë të Shkupit në organizim të të ashtuquajturit “Revolucioni shumëngjyrësh” u tubuan para Kuvendit të Republikës së Maqedonisë për të shprehur mbështetjen e tyre ndaj punës së Prokurores Speciale Publike (PSP), Katica Janeva, e cila merret me përndjekjen e rasteve të ndërlidhura dhe të cilat dalin nga përmbajtja e ndjekjes joligjore të komunikimeve të publikuara nga opozita maqedonase.

Ata me sloganin “Nuk ka drejtësi, nuk ka paqe” u bënë thirrje deputetëve që të votojnë të gjitha ligjet që kërkohen nga prokurorja Janeva, ndërsa institucionet t’i dorëzojnë të gjitha dëshmitë e nevojshme për punën e këtij institucioni.

Sipas tyre partia në pushtet, VMRO-DPMNE, është duke bërë një propagandë të qartë kundër prokurores Janeva dhe është duke u përpjekur që të bllokojë punën e institucionit që drejton ajo.

Në rrugën jashtë godinës së Kuvendit të Maqedonisë, me ngjyra të ndryshme u shkruan mesazhe të shumta në mbështetje të PSP-së, ndërsa me shkronja të mëdha u shkrua “Koha juaj skadoi, tani është koha e PSP-së”.

Gjatës natës së djeshme, përfaqësues të “Revolucionit shumëngjyrësh” ngjyrosën Gjykatën Penale Shkupi 1. Ata konsiderojnë se Gjykata Penale Shkupi 1 është burimi i pengesave më të mëdha të punës së prokurores Janeva, pasi që siç thonë ata, nga të gjitha kërkesat për arrestim është miratuar vetëm një kërkesë, ndërsa nga ana tjetër, në periudhën 2012-2014, nga gjithsej 717 kërkesa të kryeprokurorit publik të Maqedonisë, Marko Zvërlevski, janë miratuar 707 kërkesa.

Protestat e “Revolucionit shumëngjyrësh” nisën në fillim të pranverës së kaluar, mirëpo pas pushimit tre-mujor sot u rikthyen me protesta të ngjashme, duke porositur se edhe në të ardhmen do të vazhdojnë të mbështesin Prokuroren Speciale Publike.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.