Shoferi që me BMW vrau motoçiklistin 21-vjeçar pranë Uzhicës u mbrojt në polici: “Nuk isha i dehur”
Aksidenti tragjik ndodhi të shtunën në mbrëmje pranë Uzhicës. 21-vjeçari Marko u hodh nga shalja e motorit për shkak të forcës së goditjes dhe humbi jetën. Shoferi i dyshuar mbahet në paraburgim 48-orësh.
Shoferi i BMW-së që dyshohet se shkaktoi aksidentin fatal pranë Uzhicës, ku humbi jetën motoçiklisti 21-vjeçar Marko, është marrë në pyetje nga policia serbe. Ai mbahet në paraburgim 48-orësh, i dyshuar për veprën e rëndë penale kundër sigurisë së komunikacionit publik.
Sipas mediave serbe, shoferi dyshohet se e kishte drejtuar automjetin nën ndikimin e alkoolit. Por në mbrojtjen e tij para policisë, ai ka pretenduar të kundërtën – se nuk kishte qenë i dehur në momentin e aksidentit.
Aksidenti tragjik ndodhi të shtunën në mbrëmje në afërsi të Uzhicës. BMW-ja goditi motorin e 21-vjeçarit dhe nga forca e goditjes, i riu u hodh nga shalja e motorit, duke humbur jetën në vendngjarje. Hetimet për rrethanat e aksidentit vazhdojnë.
Foto: Predrag Supurović / Wikimedia Commons (CC BY-SA 3.0)



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.