☁️
Tiranë 16°C · Vranët 13 May 2026
S&P 500 7,401 ▼0.16%
DOW 49,761 ▲0.11%
NASDAQ 26,088 ▼0.71%
NAFTA 100.71 ▼1.44%
ARI 4,714 ▲0.58%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1739 EUR/GBP 0.8675 EUR/CHF 0.9166 EUR/ALL 95.3433 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.3662 EUR/TRY 53.2999 EUR/JPY 185.02 EUR/CAD 1.6078 EUR/USD 1.1739 EUR/GBP 0.8675 EUR/CHF 0.9166 EUR/ALL 95.3433 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.3662 EUR/TRY 53.2999 EUR/JPY 185.02 EUR/CAD 1.6078
₿ CRYPTO
BTC $81,138 ▼ -0.12% ETH $2,303 ▼ -0.36% XRP $1.4584 ▼ -0.16% SOL $95.3400 ▼ -1.09%
S&P 500 7,401 ▼0.16 % DOW 49,761 ▲0.11 % NASDAQ 26,088 ▼0.71 % NAFTA 100.71 ▼1.44 % ARI 4,714 ▲0.58 % S&P 500 7,401 ▼0.16 % DOW 49,761 ▲0.11 % NASDAQ 26,088 ▼0.71 % NAFTA 100.71 ▼1.44 % ARI 4,714 ▲0.58 %
EUR/USD 1.1739 EUR/GBP 0.8675 EUR/CHF 0.9166 EUR/ALL 95.3433 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.3662 EUR/TRY 53.2999 EUR/JPY 185.02 EUR/CAD 1.6078 EUR/USD 1.1739 EUR/GBP 0.8675 EUR/CHF 0.9166 EUR/ALL 95.3433 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.3662 EUR/TRY 53.2999 EUR/JPY 185.02 EUR/CAD 1.6078
13 May 2026
Breaking
Politika

“Shpërthen” Rudina Hajdari: S’ka të ardhme në PD, nuk shkohet në fitore me fotografi e thirrje nacionaliste

Dy ditë pasi u betua para të atit, liderit të “Lëvizjes Studentore” Azem Hajdari, duke thënë se është gati të dorëzojë mandatin dhe t’u bashkohet studentëve për luftën e tyre kundër tarifave dhe Reformës në Arsim, deputetja e PD-së, Rudina Hajdari ka lëshuar “bombën” e radhës.
Me anë të një postimi në Facebook, Hajdari kritikon ashpër Partinë Demokratike, madje duke lënë të kuptohet se ka në plan të lërë jo vetëm mandatin por edhe forcën politike ku ateron.

Sipas vajzës së Azem Hajdarit, PD ka arritur në pikën ku nuk kuptohet nga populli dhe ajo thekson se nuk sheh të ardhme brenda kësaj partie. Hajdari thotë se një parti politike s’mund të shkojë kurrë në fitore me fotografi apo me thirrje nacionaliste.

“E kam vështirë të shikoj një të ardhme brenda një partie që po duket sikur po nuk po kuptohet nga populli gjithsesi. Një parti nuk shkon dot kurrë në fitore, as me foto me figura të larta politike, dhe as me thirrje nacionaliste. Flas këtu për dështimin e të gjitha partive, sepse këto janë rrugët që po ndjekin për të shpëtuar veten. Partia e Lëvizjes Socialiste për Integrim e bëri punën e saj dhe i shërbeu Ilir Metës deri në ngritjen dhe ringritjen e tij. Tani kjo organizatë është pa udhëheqje, por me përfaqësim. Ndërkohë, Partia Socialiste është në prag të vetëvrasjes politike. BE-ja është e lodhur me të dhe Ambasada e Shteteve të Bashkuara nuk i beson më askujt. Pra, jemi në një udhëkryq të madh”, shkruan Hajdari.

Por duket se vendimi final i Rudina Hajdarit për të lënë mandatin e deputetes do të merret pas konsultimeve me bazën, pasi ajo shprehet se do të flasë me ata që e kanë votuar dhe këtu i referohet elektoratit në zonën e Laprakës, ku edhe u zgjodh si ligjvënëse.

“Megjithatë, para se të heq dorë nga mandati im, kam detyrim ndaj atyre që më qëndruan pranë gjatë kësaj kohe, ndaj atyre që më votuan. Do të takohem me ta, dhe do ta diskutoj me ta vendimin tim, sepse ndjej detyrim madhor ndaj tyre. Pra, ky është vendimi im, dhe janë studentët e sotëm që më frymëzuan të ndërmarr këtë hap. Prandaj them që nuk ka kthim mbrapa”, shprehet ajo.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.