🌤️
Tiranë 33°C · Kryesisht kthjellët 18 June 2026
S&P 500 7,420 ▼1.21%
DOW 51,493 ▼0.98%
NASDAQ 26,022 ▼1.34%
NAFTA 74.35 ▼2.18%
ARI 4,280 ▼2.32%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8650 EUR/CHF 0.9199 EUR/ALL 94.8542 EUR/MKD 61.6241 EUR/RSD 117.3728 EUR/TRY 53.6101 EUR/JPY 185.36 EUR/CAD 1.6235 EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8650 EUR/CHF 0.9199 EUR/ALL 94.8542 EUR/MKD 61.6241 EUR/RSD 117.3728 EUR/TRY 53.6101 EUR/JPY 185.36 EUR/CAD 1.6235
₿ CRYPTO
BTC $64,232 ▼ -0.91% ETH $1,750 ▼ -0.09% XRP $1.1671 ▼ -2.19% SOL $71.3400 ▼ -0.92%
S&P 500 7,420 ▼1.21 % DOW 51,493 ▼0.98 % NASDAQ 26,022 ▼1.34 % NAFTA 74.35 ▼2.18 % ARI 4,280 ▼2.32 % S&P 500 7,420 ▼1.21 % DOW 51,493 ▼0.98 % NASDAQ 26,022 ▼1.34 % NAFTA 74.35 ▼2.18 % ARI 4,280 ▼2.32 %
EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8650 EUR/CHF 0.9199 EUR/ALL 94.8542 EUR/MKD 61.6241 EUR/RSD 117.3728 EUR/TRY 53.6101 EUR/JPY 185.36 EUR/CAD 1.6235 EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8650 EUR/CHF 0.9199 EUR/ALL 94.8542 EUR/MKD 61.6241 EUR/RSD 117.3728 EUR/TRY 53.6101 EUR/JPY 185.36 EUR/CAD 1.6235
18 Jun 2026
Breaking
Kronika

Shqipëri-Greqi, patrulla të përbashkëta policore në kufi

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Haki Çako është takuar në Athinë me homologun e tij grek, Kostandinos Cukalas.

Në takim, dy drejtorët rikonfirmuan nivelin mjaft të mirë të bashkëpunimit mes dy dikasterve.

Lufta e përbashkët kundër krimit të organizuar dhe trafikut të lëndëve narkotike ka qënë kryeradha e bisedimeve në Athinë.

Të dy palët ranë dakort për koordinimin edhe më të mirë të punës mes dy policive, ku në fokus të veçantë do të jetë edhe krimi ndërkufitar.

Për një koordinim edhe më të mirë të luftës kundër krimit,u vendos që mes dy vendeve të ketë patrullim të përbashket në të dy anët e kufirit dhe vendosjen e pikave të kontaktit, ku patrullat do të këmbejnë informacione të shpejta mes tyre lidhur me problematikat gjatë operacioneve të përbashkëta.

Përpos kësaj, të dy policitë ranë dakort për këmbimin e vizitave të ndërsjellta të ekspertëve teknikë, si dhe të intensifikohet puna për parandalimin e krimit.

Një vend të veçantë të dy kryepolicët i dhanë edhe shkëmbimit të të dhënave në kohë reale mes dy policive për personat e dyshuar si autorë të veprave penale dhe trafiqeve të ndryshme.

Gjatë vizitës dyditore në Athinë Çako pati edhe një takim me Ministrin Plotësues për Çështjet e Rendit të Greqisë, Nikos Toskas.

Edhe në këtë takim, palët shprehën vullnetin dhe vendosmërinë e tyre për luftën kundër krimit të organizuar dhe trafikut të drogës.

Pas përfundimit, të dy drejtorët e policisë thanë se takimi i i ardhshëm do të zhvillohet në muajt në vazhdim në Tiranë, ndërkohë që në mënyrë konstante do të vazhdojnë takimet e përmuajshme të drejtorëve të policisë së qarqeve të Greqisë së Veriut me homologët e tyre në Qarkun e Korçës, Gjirokastrës dhe Vlorës.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.