☁️
Tiranë 35°C · Vranët 26 June 2026
S&P 500 7,357 ▼0.01%
DOW 51,921 ▲0.14%
NASDAQ 25,359 ▼0.46%
NAFTA 69.96 ▼2.73%
ARI 4,066 ▲0.44%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1362 EUR/GBP 0.8617 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 94.3641 EUR/MKD 61.6930 EUR/RSD 117.3967 EUR/TRY 52.9539 EUR/JPY 183.85 EUR/CAD 1.6147 EUR/USD 1.1362 EUR/GBP 0.8617 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 94.3641 EUR/MKD 61.6930 EUR/RSD 117.3967 EUR/TRY 52.9539 EUR/JPY 183.85 EUR/CAD 1.6147
₿ CRYPTO
BTC $59,445 ▼ -2.92% ETH $1,545 ▼ -5.28% XRP $1.0237 ▼ -4.5% SOL $68.6500 ▲ +0.76%
S&P 500 7,357 ▼0.01 % DOW 51,921 ▲0.14 % NASDAQ 25,359 ▼0.46 % NAFTA 69.96 ▼2.73 % ARI 4,066 ▲0.44 % S&P 500 7,357 ▼0.01 % DOW 51,921 ▲0.14 % NASDAQ 25,359 ▼0.46 % NAFTA 69.96 ▼2.73 % ARI 4,066 ▲0.44 %
EUR/USD 1.1362 EUR/GBP 0.8617 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 94.3641 EUR/MKD 61.6930 EUR/RSD 117.3967 EUR/TRY 52.9539 EUR/JPY 183.85 EUR/CAD 1.6147 EUR/USD 1.1362 EUR/GBP 0.8617 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 94.3641 EUR/MKD 61.6930 EUR/RSD 117.3967 EUR/TRY 52.9539 EUR/JPY 183.85 EUR/CAD 1.6147
26 Jun 2026
Breaking
Politika

Shqipëri–Kosovë forcojnë bashkëpunimin në bujqësi, ministrat Salla dhe Muja: Modernizojmë sektorin, synojmë tregjet rajonale

Shqipëria dhe Kosova kanë nënshkruar dy marrëveshje të reja bashkëpunimi për të forcuar promovimin dhe zhvillimin e produkteve agro-ushqimore të dy vendeve. Gjatë një konferencë për shtyp në Tiranë, me Ministrin e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, dhe Ministrit të Bujqësisë së Kosovës, Armend Muja, u theksua rëndësia e forcimit të bashkëpunimit mes dy vendeve në sektorin bujqësor.

Ministri Salla deklaroi se nënshkrimi i dy marrëveshjeve mes palëve përbën një dëshmi të marrëdhënieve të shkëlqyera Shqipëri–Kosovë dhe vullnetit të përbashkët për të kthyer bashkëpunimin në rezultate konkrete për qytetarët.

Ai theksoi se bashkëpunimi do të fokusohet në dy drejtime kryesore: zhvillimin dhe transferimin e teknologjive inovacionit në bujqësi, si dhe krijimin e një qasjeje të përbashkët për marketingun dhe promovimin e produkteve agro-ushqimore.

“Forcojmë bashkëpunimin dhe nënshkrimi i dy marrëveshjeve është dëshmi e marrëdhënieve të shkëlqyera mes dy vendeve, si dhe vullnetit të përbashkët për ta kthyer këtë bashkëpunim në rezultate të prekshme për qytetarët tanë.

Kemi dy drejtime strategjike: e para në zhvillimin dhe transferimin e teknologjive dhe nxitjen e inovacionit në bujqësi, dhe e dyta në një qasje të përbashkët për marketingun dhe promovimin e produkteve agro-ushqimore. Bujqësia është sektori strategjik për të dy vendet tona dhe ndikon drejtpërdrejt në zhvillimin ekonomik”, tha Salla.

Sipas tij, bujqësia mbetet një sektor strategjik për të dy vendet, me ndikim të drejtpërdrejtë në zhvillimin ekonomik. Ai shtoi se synohet forcimi i pranisë së produkteve vendase në tregjet rajonale dhe kombëtare, si dhe rritja e bashkëpunimit mes operatorëve ekonomikë.

“Bashkëpunimi mes nesh ka një rëndësi të veçantë dhe synon shkëmbimin e përvojave dhe forcimin e kapaciteteve në interes të fermerëve dhe sipërmarrësve agro-ushqimorë të të dy vendeve. Të forcojmë praninë e produkteve tona në tregjet rajonale dhe kombëtare dhe nxitjen e bashkëpunimit mes operatorëve ekonomikë të dy vendeve. Të modernizojmë sektorin bujqësor, dixhitalizimin e shërbimeve për fermerët dhe zgjidhje inovative që rrisin konkurrueshmërinë. Kjo do të sjellë zhvillim të përbashkët”, tha Salla.

Nga ana e tij, ministri i Bujqësisë në Kosovë, Armend Muja theksoi se marrëveshjet e nënshkruara prekin fusha të rëndësishme si promovimi i produkteve agro-ushqimore dhe transferimi i teknologjisë dhe inovacionit, duke mundësuar shkëmbimin e njohurive mes fermerëve të dy vendeve.

“Marrëveshjet e nënshkruara sot prekin disa shtylla të rëndësishme që lidhen me promovimin e produkteve agro-ushqimore të dy vendeve tona dhe transferimin e teknologjive dhe inovacionit, na mundëson përfitimin dhe shkëmbimin e njohurive mes fermerëve të dy vendeve tona”, tha Muja.

Muja vuri gjithashtu theksin te siguria ushqimore dhe nevoja për heqjen e barrierave administrative që pengojnë lëvizjen e lirë të mallrave, duke propozuar digjitalizimin e plotë të proceseve të kontrollit.

“Kemi diskutuar edhe për forcimin e sigurisë ushqimore, ku po rishikojmë të gjitha barrierat e mundshme administrative që pengojnë lëvizjen e lirë të mallrave mes dy vendeve. Të digjitalizohet i gjithë procesi i kontrollit dhe të hiqen të gjitha pengesat mes nesh. Eksportet tona drejt Shqipërisë janë dyfishuar që prej 2021 dhe Shqipëria është partneri ynë kryesor tregtar në rajon në importin e produkteve agro-ushqimore”, tha ai

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.