🌤️
Tiranë 19°C · Kryesisht kthjellët 02 June 2026
S&P 500 7,610 ▲0.13%
DOW 51,308 ▲0.45%
NASDAQ 27,094 ▲0.03%
NAFTA 93.67 ▲1.64%
ARI 4,518 ▲0.25%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1634 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 95.3912 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3884 EUR/TRY 53.4468 EUR/JPY 185.72 EUR/CAD 1.6097 EUR/USD 1.1634 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 95.3912 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3884 EUR/TRY 53.4468 EUR/JPY 185.72 EUR/CAD 1.6097
₿ CRYPTO
BTC $67,488 ▼ -5.67% ETH $1,919 ▼ -4.17% XRP $1.2255 ▼ -5.49% SOL $75.8000 ▼ -6.42%
S&P 500 7,610 ▲0.13 % DOW 51,308 ▲0.45 % NASDAQ 27,094 ▲0.03 % NAFTA 93.67 ▲1.64 % ARI 4,518 ▲0.25 % S&P 500 7,610 ▲0.13 % DOW 51,308 ▲0.45 % NASDAQ 27,094 ▲0.03 % NAFTA 93.67 ▲1.64 % ARI 4,518 ▲0.25 %
EUR/USD 1.1634 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 95.3912 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3884 EUR/TRY 53.4468 EUR/JPY 185.72 EUR/CAD 1.6097 EUR/USD 1.1634 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 95.3912 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3884 EUR/TRY 53.4468 EUR/JPY 185.72 EUR/CAD 1.6097
02 Jun 2026
Breaking
Politika

Shqipëria feston rezultatet në rrugën drejt anëtarësimit në BE, ministri Hoxha pret Komisioneren Marta Kos në Bruksel

Rezultatet e Konferencës së 8-të Ndërqeveritare dhe vlerësimi pozitiv i Raportit të Vlerësimit të Përkohshëm të Standardeve (IBAR) u festuan në Bruksel në një aktivitet të organizuar nga Misioni i Shqipërisë pranë Bashkimit Europian, ku ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, priti Komisioneren për Zgjerimin, Marta Kos, përfaqësues të institucioneve europiane dhe të shteteve anëtare.

Në një reagim pas takimit, Hoxha e cilësoi rezultatin si një moment të rëndësishëm në rrugëtimin europian të Shqipërisë, duke theksuar se vlerësimi pozitiv i IBAR pasqyron progresin e arritur përmes reformave të ndërmarra ndër vite.

“Kjo arritje është rezultat i viteve të tëra përpjekjesh të vazhdueshme, angazhimit politik dhe reformave të gjera, shpesh sfiduese, por thelbësore, të ndërmarra me vendosmëri nga Qeveria dhe institucionet Shqiptare. Ai riafirmon një parim themelor të procesit të zgjerimit: progresi është dhe duhet të mbetet i bazuar në meritë”, u shpreh ministri.

Hoxha vlerësoi gjithashtu rolin e Komisioneres për Zgjerimin, Marta Kos, dhe ekipit të saj në mbështetjen e procesit të integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

“Përkushtimi dhe angazhimi i Komisioneres dhe i ekipit të saj, në Bruksel dhe në Shqipëri, për një proces të besueshëm zgjerimi kanë qenë të rëndësishëm në ruajtjen e momentit dhe forcimin e besimit në fuqinë transformuese të projektit Evropian”, deklaroi ai.

Sipas ministrit, rezultati pozitiv i IBAR nuk duhet parë vetëm si një arritje, por edhe si një përgjegjësi për vijimin e reformave dhe avancimin e mëtejshëm të procesit të negociatave.

“Jemi plotësisht të vetëdijshëm se rezultati pozitiv i IBAR është njëkohësisht një inkurajim dhe një përgjegjësi. Ai njeh sa larg ka arritur Shqipëria, ndërsa përgatit terrenin për punën që na pret. Një gjë është e sigurt: Shqipëria mbetet plotësisht e përkushtuar për të çuar përpara reformat, duke ecur vazhdimisht drejt mbylljes së kapitujve negociues dhe duke përmbushur aspiratat e brezave të tërë shqiptarëve që e shohin të ardhmen e tyre të ankoruar fort në Bashkimin Europian”, tha Hoxha.

Aktiviteti në Bruksel ishte gjithashtu një mundësi për Hoxhën dhe zyrtarët shqiptarë për të falënderuar institucionet europiane, shtetet anëtare dhe partnerët që kanë mbështetur Shqipërinë në procesin e integrimit, si dhe për të riafirmuar angazhimin për të ardhmen europiane të vendit dhe të Ballkanit Perëndimor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.