☁️
Tiranë 12°C · Vranët 30 Tetor 2026
S&P 500 7,720 ▼0.3%
DOW 52,343 ▼0.25%
NASDAQ 26,185 ▼1.38%
NAFTA 102.75 ▲0.74%
ARI 4,023 ▼0.21%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
₿ CRYPTO
BTC $77,178 ▼ -4.96% ETH $2,215 ▼ -6.02% XRP $1.2189 ▼ -7.96% SOL $93.4200 ▼ -8.67%
S&P 500 7,720 ▼0.3 % DOW 52,343 ▼0.25 % NASDAQ 26,185 ▼1.38 % NAFTA 102.75 ▲0.74 % ARI 4,023 ▼0.21 % S&P 500 7,720 ▼0.3 % DOW 52,343 ▼0.25 % NASDAQ 26,185 ▼1.38 % NAFTA 102.75 ▲0.74 % ARI 4,023 ▼0.21 %
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
30 Tet 2026
Breaking
Ekonomia

Shqipëria më pak fonde nga BE, Brukseli ka investuar më shumë në Serbi

Shqipëria është vendi që ka përfituar më pak investime nga fondet e Bashkimit Europian për dy sektorët kyç të ekonomisë, transportin dhe energjinë.
Top Channel publikon të dhënat zyrtare për investimet që BE ka financuar në 6 vendet e Ballkanit Perëndimor, nga viti 1990 deri në 2017-ën. Këto janë fonde të ardhura si grante nga Bashkimi Europian ose si kredi të buta nga banka europiane e investimeve.

Vendi që ka përfituar më shumë investime është Serbia, e cila në tre dekadat e fundit ka marrë plot 5.3 miliardë euro nga Bashkimi Europian dhe banka europiane e investimeve. Këto para janë përdorur për ndërtimin e rrugëve, porteve hekurudhave apo linjave energjetike.

Për të njëjtën periudhë Shqipëria ka përfituar 10 herë më pak se Serbia nga grantet dhe kreditë e buta të Bashkimit Europian. Sipas tabelës, nga rënia e komunizmit e deri më sot BE dhe BEI kanë disbursuar vetëm 500 milionë euro për investime në transport dhe energji. Të gjitha vendet e tjera të rajonit kanë marrë më shumë.

Bosnja ka përfituar 2.4 miliardë euro, ndërsa Maqedonia dhe Mali i Zi kanë marrë respektivisht 900 milionë euro dhe 700 milionë euro. Vetëm Kosova ka marrë më pak fonde se Shqipëria, me 300 milionë euro, por shteti i dytë shqiptar e ka nisur shumë vite më vonë procesin e integrimit në BE.

Investimet në transport dhe energji përbëjnë kolonën më të rëndësishme të planit të Bashkimit Europian për vendet e Ballkanit Perëndimor. Serbia është shndërruar në përfituesen më të mëdha të fondeve për shkak edhe të pozicionit gjeografik, pasi është nyja ku kalojnë një sërë korridoresh të rëndësishme rrugore dhe energjetike. Ndërsa Shqipëria vazhdon të vuajë mungesën e kapaciteve dhe projekteve, për të përfituar më shumë nga paratë e Bashkimit Europian.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.