🌤️
Tiranë 32°C · Kryesisht kthjellët 24 June 2026
S&P 500 7,381 ▲0.22%
DOW 51,780 ▲0.22%
NASDAQ 25,629 ▲0.16%
NAFTA 69.81 ▼4.64%
ARI 4,040 ▼2.64%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1390 EUR/GBP 0.8624 EUR/CHF 0.9221 EUR/ALL 94.3760 EUR/MKD 61.6433 EUR/RSD 117.3696 EUR/TRY 52.9025 EUR/JPY 184.00 EUR/CAD 1.6169 EUR/USD 1.1390 EUR/GBP 0.8624 EUR/CHF 0.9221 EUR/ALL 94.3760 EUR/MKD 61.6433 EUR/RSD 117.3696 EUR/TRY 52.9025 EUR/JPY 184.00 EUR/CAD 1.6169
₿ CRYPTO
BTC $61,210 ▼ -2.41% ETH $1,645 ▼ -1.32% XRP $1.0771 ▼ -2.67% SOL $68.9000 ▼ -0.82%
S&P 500 7,381 ▲0.22 % DOW 51,780 ▲0.22 % NASDAQ 25,629 ▲0.16 % NAFTA 69.81 ▼4.64 % ARI 4,040 ▼2.64 % S&P 500 7,381 ▲0.22 % DOW 51,780 ▲0.22 % NASDAQ 25,629 ▲0.16 % NAFTA 69.81 ▼4.64 % ARI 4,040 ▼2.64 %
EUR/USD 1.1390 EUR/GBP 0.8624 EUR/CHF 0.9221 EUR/ALL 94.3760 EUR/MKD 61.6433 EUR/RSD 117.3696 EUR/TRY 52.9025 EUR/JPY 184.00 EUR/CAD 1.6169 EUR/USD 1.1390 EUR/GBP 0.8624 EUR/CHF 0.9221 EUR/ALL 94.3760 EUR/MKD 61.6433 EUR/RSD 117.3696 EUR/TRY 52.9025 EUR/JPY 184.00 EUR/CAD 1.6169
24 Jun 2026
Breaking
Ekonomia

Shqipëria me rezerva minimale ari, renditet ndër vendet e fundit në botë

Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valutore. Sipas një raporti nga bestbrokers.com, Shqipëria renditet ndër vendet me peshën më të ulët të arit kundrejt strukturës së rezervës së saj valutore, por edhe të sasisë së arit në raport me popullsinë.

Të dhënat krahasuese nga platforma bestbrokers, tregojnë se në shkurt të këtij viti Shqipëria kishte rezerva ari për një sasi totale prej 3.73 tonësh. Ajo përbënte 6.4% të vlerës totale të rezervës valutore të vendit.

Shqipëria ka një peshë të ulët të arit në strukturën e rezervës krahasuar me shumicën e vendeve të Botës, duke përfshirë edhe vendet e Rajonit të Ballkanit Perëndimor dhe ato të Europës Lindore.

Mes vendeve të rajonit për të cilat raporti i bestbrokers ofron informacion, Serbia ka peshën më të lartë të arit në strukturën e rezervës valutore, me 24.4% të vlerës së rezervës valutore, e ndjekur nga Maqedonia e Veriut, me 16.8% të peshës specifike të rezervës valutore. Vetëm Bosnje-Hercegovina ka një peshë më të ulët se Shqipëria, me 5.4% të vlerës së rezervës valutore.

Në përgjithësi, vendet e Bashkimit Europian dhe ekonomitë më të zhvilluara kanë peshë të lartë të arit në strukturën e rezervës së tyre valutore, në disa raste edhe për më shumë se 80% të saj.

Shqipëria ka gjithashtu një sasi të ulët të rezervave të arit për frymë, me rreth 1.6 gramë ar për banor. Edhe në këtë indikator, Shqipëria lë mbrapa vetëm Bosnje-Hercegovinën, që ka rezerva ari prej rreth 1.1 gramë për frymë. Maqedonia e Veriut ka rezerva ari në sasinë 3.82 gramë për frymë, ndërsa Serbia në vlerën 8.12 gramë për frymë.

Në nivel botëror, vendet me rezervat më të mëdha të arit janë SHBA, me 8133 tonë ar, Gjermania, me 3350 tonë, Italia, me 2452 tonë, Franca, me 2437 tonë, Kina, me 2322 tonë dhe Rusia, me 2299 tonë.

Çmimet e arit shënuan një tendencë në fortë në rritje vitin e kaluar, duke kaluar nivelin e 5300 USD për onz. Ndërkohë, gjatë këtij viti çmimet kanë pësuar rënie dhe aktualisht ndodhen pranë nivelit të 4100 USD për onz. Megjithatë, çmimet ngelen në rritje të ndjeshme me bazë vjetore.

Rritja e çmimit të arit ka dhënë një efekt pozitiv edhe në bilancin e Bankës së Shqipërisë

Sipas pasqyrave të audituara financiare të Bankës Qendrore, e ardhura vjetore nga rivlerësimi i rezervës së arit arriti në rreth 11.87 miliardë lekë për vitin 2025. E ardhura nga ndryshimi në vlerën e drejtë të arit monetar u rrit me 109% krahasuar me një vit më parë.

Ndërkohë, në nëntor dhe dhjetor 2025 Banka e Shqipërisë vendosi gjithashtu edhe rritjen e rezervave të arit, duke blerë sasi të reja për një vlerë totale prej 2.98 miliardë lekësh.

Rritja e vlerës së rezervave ekzistuese dhe zgjerimi i tyre solli një rritje të ndjeshme të rezervave të arit të Bankës Qendrore gjatë vitit të kaluar.

Sipas të dhënave më të fundit të Bankës së Shqipërisë, në fund të muajit prill rezerva e arit kishte vlerën e 463 milionë eurove, në rritje me 48% krahasuar me një vit më parë./Monitor

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.