⛅
Tiranë 9°C · Pjesërisht vranët 29 Tetor 2026
S&P 500 7,744 ▲0.28%
DOW 52,475 ▲0.19%
NASDAQ 26,550 ▲0.27%
NAFTA 102.07 ▼0.69%
ARI 4,079 ▲0.68%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
₿ CRYPTO
BTC $81,194 ▲ +0.3% ETH $2,357 ▲ +0.24% XRP $1.3274 ▲ +0.23% SOL $102.3000 ▲ +1%
S&P 500 7,744 ▲0.28 % DOW 52,475 ▲0.19 % NASDAQ 26,550 ▲0.27 % NAFTA 102.07 ▼0.69 % ARI 4,079 ▲0.68 % S&P 500 7,744 ▲0.28 % DOW 52,475 ▲0.19 % NASDAQ 26,550 ▲0.27 % NAFTA 102.07 ▼0.69 % ARI 4,079 ▲0.68 %
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
29 Tet 2026
Breaking
Ekonomia

Shqipëria në El Pais për suksesin e agroturizmit, Krifca: Prezantimi i ofertës sonë unike

Formula e agroturizmit shqiptar vijon të rrëmbejë kryefjalën në shkrimet e medieve ndërkombëtare. Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca solli në vëmendje shkrimin nën titullin “Agroturizmi në Shqipëri: një rrugë midis akomodimit të qëndrueshëm rural, fermave dhe bodegave”, publikuar në prestigjozen spanjolle “El País”, duke e cilësuar atë “prezantim të mozaikut tonë unik”.

“El País” një nga gazetat  më kryesore në Madrid, me rekord shitjesh në Spanjë, vjen me  një superpromovim për Shqipërinë dhe agroturizmin, por edhe prezantimin e vizionit të politikave të MBZHR, me objektiv të qartë zhvillimin e qëndrueshëm të bujqësisë dhe ekonomisë rurale në tërësi.

Artikulli në prestigjozen “El País” sjell në retrospektivë, kohën e zhdukjes së një pjese të madhe të kooperativave bujqësore që i mbijetuan rënies së regjimit komunist në vitet ’90 dhe realitetetin sot, kur prodhimi i grurit, misrit, duhanit, mishit dhe produkteve të qumështit, shumë prej tyre tani kanë rimarrë shkëlqimin e dikurshëm, të ringjallur nga brezat e rinj që shkuan jashtë vendit por dhe orintimin dhe mbështetjen e duhur që po ndiqet në ridimensionimin e këtij sektori me të veçantat dhe potencialet që bart.

“El País” ndalet në historinë dhe suksesin e agrotuzimeve shqiptarë, nga jugu në veri të Shqipërisë, duke i prezantuar ato me veçoritë dhe karakteristikat që siç citon shkrimi, “ janë një dhuratë premtuese për bizneset e reja që lëvizin nga e kaluara bujqësore shqiptare në akomodime rurale, taverna dhe bodega të qëndrueshme nga receta tradicionale me një kthesë bashkëkohore, që tërheqin vëmendjen e turistëve të huaj”.

Sot fermerët, prodhuesit, krijuesit në kulinari dhe receta autentike, ruajtësit e traditës dhe sipërmarrësit në sektorin rural, janë përcjellit më të mire të vlerave të mëdha që magjepsin vizitorët në Shqipëri .

Etleva Xhajanka

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.