🌤️
Tiranë 26°C · Kryesisht kthjellët 31 August 2026
S&P 500 7,686 ▼0.33%
DOW 53,186 ▼0.7%
NASDAQ 26,371 ▼0.12%
NAFTA 85.93 ▲3.03%
ARI 4,501 ▼0.64%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1599 EUR/GBP 0.8561 EUR/CHF 0.9374 EUR/ALL 92.2876 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3218 EUR/TRY 55.9378 EUR/JPY 185.58 EUR/CAD 1.6110 EUR/USD 1.1599 EUR/GBP 0.8561 EUR/CHF 0.9374 EUR/ALL 92.2876 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3218 EUR/TRY 55.9378 EUR/JPY 185.58 EUR/CAD 1.6110
₿ CRYPTO
BTC $78,954 ▲ +0.1% ETH $2,480 ▼ -1.03% XRP $1.3887 ▼ -1.66% SOL $103.7900 ▼ -1.97%
S&P 500 7,686 ▼0.33 % DOW 53,186 ▼0.7 % NASDAQ 26,371 ▼0.12 % NAFTA 85.93 ▲3.03 % ARI 4,501 ▼0.64 % S&P 500 7,686 ▼0.33 % DOW 53,186 ▼0.7 % NASDAQ 26,371 ▼0.12 % NAFTA 85.93 ▲3.03 % ARI 4,501 ▼0.64 %
EUR/USD 1.1599 EUR/GBP 0.8561 EUR/CHF 0.9374 EUR/ALL 92.2876 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3218 EUR/TRY 55.9378 EUR/JPY 185.58 EUR/CAD 1.6110 EUR/USD 1.1599 EUR/GBP 0.8561 EUR/CHF 0.9374 EUR/ALL 92.2876 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3218 EUR/TRY 55.9378 EUR/JPY 185.58 EUR/CAD 1.6110
31 Aug 2026
Breaking
Politika

Shqipëria përafron legjislacionin me BE-në për njohjen e kualifikimeve profesionale, ja 7 objektivat që synohen

Ministria e Arsimit ka përgatitur projektligjin “Për njohjen e kualifikimeve profesionale të fituara në shtetet anëtare të Bashkimit Evropian, Zonës Ekonomike Evropiane dhe Konfederatës së Zvicrës, si dhe për vlerësimin e proporcionalitetit të rregullave për aksesin dhe ushtrimin e profesioneve të rregulluara në Republikën e Shqipërisë”.

Iniciativa ligjore synon përafrimin e kuadrit rregullator vendas me Direktivat e Bashkimit Evropian (2005/36/KE dhe 2018/958), duke përmbushur detyrimet e përcaktuara në nenin 70 të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit (MSA) dhe Kapitullin 3 të acquis communautaire.

Rregullat e reja për lëvizjen e lirë të profesionistëve

Projektligji, i cili përbëhet nga 102 nene të ndara në 8 tituj, normon procedurat për njohjen e kualifikimeve profesionale si për ofrimin e përkohshëm të shërbimeve, ashtu edhe për vendosjen e përhershme të profesionistëve në tregun e punës.

Dokumenti përcakton tre sisteme kryesore të njohjes.

Sistemin e përgjithshëm të njohjes, i cili parashikon vlerësimin e kualifikimeve dhe zbatimin e masave kompensuese (test përshtatshmërie ose periudhë praktike) kur konstatohen dallime thelbësore;

Njohjen automatike sipas përvojës profesionale, kryesisht për sektorët e zejtarisë, tregtisë dhe biznesit;

Njohjen automatike për 7 profesione sektoriale, ku përfshihen mjekët, infermierët, stomatologët, mamitë, veterinerët, farmacistët dhe arkitektët, mbi bazën e kushteve minimale të harmonizuara të formimit.

Për me tepër, projektligji integron mekanizmin e Kartës Profesionale Evropiane (KPE) përmes Sistemit të Informacionit të Tregut të Brendshëm (IMI) dhe vendos detyrimin horizontal të “testit të proporcionalitetit” përpara miratimit të çdo rregulli të ri që kufizon aksesin në profesionet e rregulluara.

Institucionet përgjegjëse dhe efekti buxhetor

Për zbatimin e këtij kuadri ligjor ngarkohen një sërë institucionesh qendrore dhe urdhrash profesionalë, përfshirë Ministrinë e Arsimit, Ministrinë e Shëndetësisë, Ministrinë e Drejtësisë, Ministrinë e Financave, si dhe Urdhrat e Mjekëve, Infermierëve, Stomatologëve, Farmacistëve, Veterinerëve dhe Dhomën Kombëtare të Avokatisë.

Sipas relacionit shoqërues, projektligji nuk sjell efekte financiare të menjëhershme në Buxhetin e Shtetit, ndërsa ndikimi i plotë buxhetor do të jetësohet me hyrjen në fuqi të dispozitave pas anëtarësimit zyrtar të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Ky propozim ligjor synon të:

-Unifikojë dhe përmirësojë sistemin e njohjes së kualifikimeve profesionale, duke e përafruar atë me standardet e BE-së;

-Minimizojë barrierat administrative dhe burokratike për profesionistët e kualifikuar që kërkojnë të ushtrojnë profesionin e tyre në Shqipëri ose në vendet e BE-së;

-Sigurojë një metodologji të qartë për vlerësimin e proporcionalitetit të rregullave të reja mbi profesionet e rregulluara, duke shmangur kufizimet e pajustifikuara dhe duke rritur transparencën;

-Përmirësojë lëvizshmërinë profesionale dhe tërheqjen e ekspertëve shqiptarë nga diaspora, duke reduktuar pengesat për kthimin e tyre në tregun shqiptar të punës;

-Mbështesë bizneset dhe punëdhënësit në qasjen ndaj një force punëtore të kualifikuar dhe të njohur ne nivel ndërkombëtar;

-Rrisë cilësinë e shërbimeve të ofruara për qytetarët duke garantuar që profesionistët që operojnë në tregun shqiptar përmbushin standardet më të larta profesionale.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.