☀️
Tiranë 6°C · Kthjellët 28 Tetor 2026
S&P 500 7,723 ▲0.6%
DOW 52,378 ▲0.03%
NASDAQ 26,478 ▲1.18%
NAFTA 100.73 ▲0.83%
ARI 4,074 ▼0.01%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
₿ CRYPTO
BTC $80,780 ▲ +0.54% ETH $2,346 ▲ +0.67% XRP $1.3282 ▲ +1.35% SOL $101.2200 ▲ +0.28%
S&P 500 7,723 ▲0.6 % DOW 52,378 ▲0.03 % NASDAQ 26,478 ▲1.18 % NAFTA 100.73 ▲0.83 % ARI 4,074 ▼0.01 % S&P 500 7,723 ▲0.6 % DOW 52,378 ▲0.03 % NASDAQ 26,478 ▲1.18 % NAFTA 100.73 ▲0.83 % ARI 4,074 ▼0.01 %
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
28 Tet 2026
Breaking
Sporti

Shqipëria sulmuese mposht 3-2 Turqinë në miqësoren e Antalias

Prova e parë përgatitore për kualifikueset e Europianit të ardhshëm, e trajnerit italian Christian Panucci ka rezultuar mëse e suksesshme.

Kjo, jo vetëm për rezultatin 3-2 të siguruar në Antalia, në miqësoren ndaj Turqisë vendase prej kuqezinjve, por edhe për skemën sulmuese që kërkoi të aplikonte tekniku italian, duke bërë kështu një ndryshim thuajse drastik nga paraardhësi i tij bashkëkombas, Gianni De Biasi.

Tri sulmues në fushë, me Grezdën dhe Roshin pas shpinës së Armando Sadikut, i dhanë shumë shpejt frytet, teksa Shqipëria dominonte 2-0 në vetëm 39 minuta lojë ndaj turqve, me dy gola të shënuara nga sulmuesi elbasanas.

Në fundin e pjesës së parë, përfaqësuesja shqiptare është gjendur në inferioritet numerik, pas kartonit të dytë të verdhë të Memushajt për një ndërhyrje të rëndë me bërryl, e me fillimin e pjesës së dytë pësoi edhe golin e parë.

Por, italiani Panucci nuk mund të mos shfrytëzonte kundërsulmin “vrastar”, e falë aftësive shpërthyese të Eros Grezdës, Shqipëria trefishonte rezultatin, që gjithsesi do të ngushtohej pas rreth një orë loje në 2-3 për kuqezinjtë.

Edhe pse në inferioritet numerik, të besuarit e Panuccit, përfshi edhe zëvendësuesit që u hodhën në fushën e blertë në vijim të lojës, arritën të mbronin rezultatin, duke i dhënë një fitore tepër të vyer, edhe pse në një miqësore, kuqezinjve. Një fitore që shton edhe më shumë entuziazmin në radhët e Shqipërisë për të ardhmen.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.