☁️
Tiranë 17°C · Vranët 22 Tetor 2026
S&P 500 7,757 ▲0.58%
DOW 52,856 ▲0.69%
NASDAQ 26,703 ▲1.05%
NAFTA 98.34 ▲1.22%
ARI 4,133 ▼0.41%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779 EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779
₿ CRYPTO
BTC $82,859 ▲ +0.04% ETH $2,439 ▼ -0.47% XRP $1.3440 ▲ +0.64% SOL $105.4400 ▼ -0.82%
S&P 500 7,757 ▲0.58 % DOW 52,856 ▲0.69 % NASDAQ 26,703 ▲1.05 % NAFTA 98.34 ▲1.22 % ARI 4,133 ▼0.41 % S&P 500 7,757 ▲0.58 % DOW 52,856 ▲0.69 % NASDAQ 26,703 ▲1.05 % NAFTA 98.34 ▲1.22 % ARI 4,133 ▼0.41 %
EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779 EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779
22 Tet 2026
Breaking
Kronika

Shuhet plotësisht zjarri në malin e Shëngjinit, nis hetimi për shkaqet

Pas një operacioni që zgjati gjatë gjithë natës, është bërë i mundur izolimi dhe shuarja e plotë e zjarrit që përfshiu të premten kurorën me pisha të malit të Shëngjinit, në zonën e njohur si Rana e Hedhun.

Gazetari i Klan News Martin Marku raporton se rreth orës 04:00 të mëngjesit të së shtunës, forcat zjarrfikëse dhe punonjësit e emergjencave civile, të pajisur edhe me çanta shpine për ndërhyrje në terren të vështirë, arritën të neutralizonin plotësisht vatrën e zjarrit.

Në operacion morën pjesë forca dhe mjete zjarrfikëse nga Lezha, Kamza, Mirdita, Vau i Dejës dhe Kurbini, të cilat ndërhynë për të parandaluar përhapjen e flakëve drejt zonave të banuara, bizneseve, apartamenteve dhe resorteve turistike pranë bregdetit.

Zjarri shpërtheu rreth mesditës së 29 majit në zonën e Malit të Rencit, duke përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme me pisha. Për shkak të terrenit të vështirë dhe erës, ndërhyrja e forcave zjarrfikëse u shoqërua me vështirësi, ndërsa autoritetet angazhuan të gjitha strukturat lokale dhe rajonale për vënien e situatës nën kontroll.

Nënkryetari i Bashkisë Lezhë, Fatjon Zefi, deklaroi se menjëherë pas marrjes së njoftimit u aktivizuan të gjitha strukturat përgjegjëse, ndërsa në ndihmë të operacionit erdhën mjete zjarrfikëse nga disa bashki të vendit, si dhe autobotë të subjekteve private për furnizimin me ujë.

Aktualisht, në zonë po vijon monitorimi dhe rikontrolli për të shmangur riaktivizimin e vatrave të mundshme, ndërsa Policia e Shtetit ka ngritur një grup pune për të zbardhur shkaqet e zjarrit dhe për të verifikuar nëse ai ka qenë i qëllimshëm apo aksidental.

Ndërkohë, autoritetet po kryejnë vlerësimin e sipërfaqes së djegur dhe dëmeve të shkaktuara në kurorën me pisha të malit të Shëngjinit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.