☀️
Tiranë 30°C · Kthjellët 23 August 2026
S&P 500 7,674 ▲0.43%
DOW 53,277 ▲0.98%
NASDAQ 26,180 ▲0.43%
NAFTA 87.06 ▲0.26%
ARI 4,681 ▲2.39%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1682 EUR/GBP 0.8562 EUR/CHF 0.9356 EUR/ALL 92.5980 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3284 EUR/TRY 56.1714 EUR/JPY 185.62 EUR/CAD 1.6077 EUR/USD 1.1682 EUR/GBP 0.8562 EUR/CHF 0.9356 EUR/ALL 92.5980 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3284 EUR/TRY 56.1714 EUR/JPY 185.62 EUR/CAD 1.6077
₿ CRYPTO
BTC $77,394 ▼ -0.01% ETH $2,449 ▲ +0.98% XRP $1.5050 ▲ +1.47% SOL $95.3400 ▲ +1.03%
S&P 500 7,674 ▲0.43 % DOW 53,277 ▲0.98 % NASDAQ 26,180 ▲0.43 % NAFTA 87.06 ▲0.26 % ARI 4,681 ▲2.39 % S&P 500 7,674 ▲0.43 % DOW 53,277 ▲0.98 % NASDAQ 26,180 ▲0.43 % NAFTA 87.06 ▲0.26 % ARI 4,681 ▲2.39 %
EUR/USD 1.1682 EUR/GBP 0.8562 EUR/CHF 0.9356 EUR/ALL 92.5980 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3284 EUR/TRY 56.1714 EUR/JPY 185.62 EUR/CAD 1.6077 EUR/USD 1.1682 EUR/GBP 0.8562 EUR/CHF 0.9356 EUR/ALL 92.5980 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3284 EUR/TRY 56.1714 EUR/JPY 185.62 EUR/CAD 1.6077
23 Aug 2026
Breaking
Opinion

Si qeveria keqpërdor fjalën “strategjik”

Nga Irena Beqiraj

Po ti referohemi fjalorit fjala “strategjik” ka të bëjë me identifikimin e synimeve dhe interesave afatgjata ose të përgjithshme dhe mjeteve për arritjen e tyre si edhe 2) me përfitimin e avantazhit të përgjithshëm edhe afatgjatë ushtarak.

Më kujtohet që në pranverën e 2017 në kuadër të Procesit të Berlinit BE kërkoi një listë të projekteve strategjike infrastukturore kombëtare, nga të gjithë vendet e ballkanit perëndimor. Ndërsa fqinjët tanë kishin në listë 13 apo 9 projekte të tilla një pjesë edhe pjesërisht të buxhetuara, në listën e projekteve strategjike kombëtare , që diskutoi Këshilli i lnvestimeve Strategjike , u futën 127 projekte . Në mbledhjen ku merrja pjesë si dëgjuese askush nuk ishte në gjendje të argumentonte renditjen e tyre , pra kush ishte projekti i parë prioritar, edhe pse ai ishte i pari. Atë ditë në Këshill po diskutohej një “listë dëshirash ” edhe renditja e tyre mund të ndryshonte sa hap e mbyll sytë nga forca të ndryshme brenda edhe jashtë qeverisë .

Shqipëria e vogël me 127 projekte strategjike infrastrukturore ja kishte kaluar edhe Kinës së madhe !

Ndërkohë për të njohur rëndësinë strategjike të të vetmit ishull që ka Shqipëria Sazanit ( ku qeveria kërkon të ndërtojë nje kompleks turistik me fondin e Kushnerit) , ju drejtova një Gjenerali më eksperiencë i cili më shkroi:

“Rëndësinë strategjike të Sazanit e tregon fakti se italianët u cfilitën që ta kishin. Sazani është territori i fundit që i është bashkuar Shqipërisë vetëm pas Luftës së Dytë Botërore. Ushtarakisht konsiderohet si pika kyçe për kontrollin e Kanalit të Otrantos që është Porta e Adriatikut. Shqipëria është vend detar, edhe Sazani ka avantazh të përgjithshëm edhe afatgjatë ushtarak për sigurinë e vendit”.

Një qeveri e cila që ka në teritorrin e saj vetëm një ishull strategjik për sigurinë kombëtare, (I cili konsiderohet Porta e Adriatikut) kërkon ta nxjerrë atë nga plani i shpërndarjes ushtarake , për të ndërtuar një projekt privat strategjik . Ndërkohë që e njëjta qeveri ju vë titullin “strategjike” qindra projekteve të cilat nuk është në gjendje ti rradhisë pasi nuk ka asnjë vlerësim për efektet e tyre në ekonomi e mjedis , ose nuk e kupton fjalën strategjik ose e keqpërdor atë.

“Për qëllime të mira ” duan të besojnë shumica e shoqërisë. Rruga për në ferr është e shtruar nga qëllimet e mira!

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.