☀️
Tiranë 5°C · Kthjellët 28 Tetor 2026
S&P 500 7,723 ▲0.6%
DOW 52,378 ▲0.03%
NASDAQ 26,478 ▲1.18%
NAFTA 101.08 ▲1.18%
ARI 4,059 ▼0.39%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
₿ CRYPTO
BTC $81,226 ▲ +1.64% ETH $2,367 ▲ +2.08% XRP $1.3403 ▲ +2.92% SOL $102.3200 ▲ +1.98%
S&P 500 7,723 ▲0.6 % DOW 52,378 ▲0.03 % NASDAQ 26,478 ▲1.18 % NAFTA 101.08 ▲1.18 % ARI 4,059 ▼0.39 % S&P 500 7,723 ▲0.6 % DOW 52,378 ▲0.03 % NASDAQ 26,478 ▲1.18 % NAFTA 101.08 ▲1.18 % ARI 4,059 ▼0.39 %
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
28 Tet 2026
Breaking
Arte

Simfonia e 9-të e Beethoven-it përmbyll sezonin artistik

Me interpretimin e Simfonisë nr. 9 të Ludwig van Beethoven, Orkestra Simfonike e RTSH-së përmbylli sezonin artistik me një koncert të mbajtur në skenën e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit.

Në këtë mbrëmje festive interpretuan solistët Eva Golemi, Vikena Kamenica, Amadi Lagha dhe Artur Vera, ndërsa Korin e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit e drejtoi dirigjenti Dritan Lumshi.

Blerta Ristani, drejtoresha artistike e Orkestrës Simfonike të RTSH-së, vlerësoi punën e orkestrës gjatë sezonit, duke theksuar misionin e saj në promovimin e muzikës klasike dhe kulturës shqiptare.

“Kjo vepër përmban ‘Odën e Gëzimit’, himnin e Evropës, ndërsa lëvizja e katërt është një krijim monumental që kërkon një ansambël të madh artistik. Më gëzon fakti që kemi dhënë kontributin tonë në atmosferën pozitive që po përjeton Shqipëria në këtë periudhë të rëndësishme të negociatave,” u shpreh Ristani.

Edhe drejtori i përgjithshëm i TKOBAP, Aulon Naci, vuri në pah rëndësinë e bashkëpunimeve ndërinstitucionale, duke theksuar se produksione të tilla jo vetëm pasurojnë jetën kulturore të vendit, por edhe afronë publikun me muzikën klasike.

Kryevepra e Beethoven-it, e cila kulmon me “Odën e Gëzimit”, himnin e Bashkimit Evropian, përcolli një mesazh të fuqishëm uniteti, paqeje dhe solidariteti, duke shënuar një mbyllje dinjitoze të sezonit artistik të Orkestrës Simfonike të RTSH-së.

 

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.