☀️
Tiranë 27°C · Kthjellët 20 August 2026
S&P 500 7,708 ▲0.21%
DOW 53,463 ▲0.22%
NASDAQ 26,331 ▲0.16%
NAFTA 84.50 ▲0.13%
ARI 4,551 ▲0.13%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8574 EUR/CHF 0.9345 EUR/ALL 92.6575 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3709 EUR/TRY 55.9524 EUR/JPY 184.74 EUR/CAD 1.6113 EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8574 EUR/CHF 0.9345 EUR/ALL 92.6575 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3709 EUR/TRY 55.9524 EUR/JPY 184.74 EUR/CAD 1.6113
₿ CRYPTO
BTC $69,650 ▲ +8.34% ETH $2,254 ▲ +17.92% XRP $1.1080 ▲ +10.5% SOL $85.3300 ▲ +10.93%
S&P 500 7,708 ▲0.21 % DOW 53,463 ▲0.22 % NASDAQ 26,331 ▲0.16 % NAFTA 84.50 ▲0.13 % ARI 4,551 ▲0.13 % S&P 500 7,708 ▲0.21 % DOW 53,463 ▲0.22 % NASDAQ 26,331 ▲0.16 % NAFTA 84.50 ▲0.13 % ARI 4,551 ▲0.13 %
EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8574 EUR/CHF 0.9345 EUR/ALL 92.6575 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3709 EUR/TRY 55.9524 EUR/JPY 184.74 EUR/CAD 1.6113 EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8574 EUR/CHF 0.9345 EUR/ALL 92.6575 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3709 EUR/TRY 55.9524 EUR/JPY 184.74 EUR/CAD 1.6113
20 Aug 2026
Breaking
Premier League

Slot: Çdo vendim ka shkuar kundër nesh këtë sezon, pësojmë gola qesharakë kur jemi ekipi më i mirë

Trajneri i Liverpool, Arne Slot, ka mbetur i zhgënjyer nga humbja 3-2 që skuadra e tij pësoi ndaj Manchester United, duke ndalur disi shumë rrugëtimin e “reds” drejt një vendi në Champions League. Ai pranoi se shpesh vendime e gjyqtarëve kanë penalizuar ekipin e tij, siç ndodhi në rastin e golit të Sesko.

“Nëse ishte një prekje, gjë që mendoj se është, duhej anulluar. Nëse njeh pak për një sport me top, e di që nëse një top ka një kurbë të caktuar dhe kurba ndryshon, duhet të ketë pasur një kontakt. A mjafton kjo për të anuluar një gol? Mendoj se rregulli është që nëse ka pasur një prekje, duhet të ishte anuluar”, tha Slot.

Më tej, ai komentoi me ironi vendimin: “Por nuk mendoj se është surprizë për askënd këtë sezon. Nëse ka një ndërhyrje të VAR ose nëse ka diçka që mund ta shikosh atëherë ky vendim shkon kundër nesh. Kjo ka qenë kështu gjithë sezonin, ky ka qenë i gjithë sezoni ynë”.

“Gjithsesi, duhet të shohim edhe veten. Kjo do të ishte plotësisht e qartë dhe e dukshme. Që vendimet kanë shkuar në çdo ndeshje kundër nesh, kjo është gjithashtu plotësisht e qartë dhe e dukshme. Por ekziston edhe një model që ne pësojmë gola qesharakë kur jemi ekipi më i mirë”, deklaroi Slot.

“Duhet të përqendrohem shumë më tepër në këtë sesa në këto vendime të gjyqtarëve që shkojnë kundër nesh. Por është e qartë se i gjithë sezoni është i njëjtë. Ky është një model i plotë gjatë gjithë sezonit”, përfundoi trajneri i Liverpool.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.