☀️
Tiranë 5°C · Kthjellët 28 Tetor 2026
S&P 500 7,723 ▲0.6%
DOW 52,378 ▲0.03%
NASDAQ 26,478 ▲1.18%
NAFTA 100.88 ▲0.98%
ARI 4,075 ▲0.01%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
₿ CRYPTO
BTC $80,630 ▲ +0.34% ETH $2,343 ▲ +0.44% XRP $1.3263 ▲ +1.23% SOL $101.1600 ▲ +0.22%
S&P 500 7,723 ▲0.6 % DOW 52,378 ▲0.03 % NASDAQ 26,478 ▲1.18 % NAFTA 100.88 ▲0.98 % ARI 4,075 ▲0.01 % S&P 500 7,723 ▲0.6 % DOW 52,378 ▲0.03 % NASDAQ 26,478 ▲1.18 % NAFTA 100.88 ▲0.98 % ARI 4,075 ▲0.01 %
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
28 Tet 2026
Breaking
Arte

Sotir Kolea, i fundmi i rilindësve shqiptarë

Sotir Kolea ndërroi jetë më 3 korrik 1945 në qytetin e Elbasanit, në moshën 72‑vjeçare.

Ai mbetet një nga figurat e shquara dhe ndër të fundit e Rilindjes Kombëtare Shqiptare.

Sotir Kolea ishte studiues, gjuhëtar, përkthyes, folklorist e veprimtar i lëvizjes kombëtare. Lindi më 4 shtator 1872 në Berat. Pas gjimnazit në Manastir, punoi si mësues i gjuhës shqipe në komunitetin shqiptar të Kavallës (1896), duke u angazhuar herët në përhapjen e arsimit kombëtar.

Në vitet e veprimtarisë patriotike, Kolea u zgjodh sekretar i shoqatës “Bashkimi” në Egjipt (1911). Mori pjesë në dërgatën e Londrës dhe organizoi bashkë me Faik Konicën Kongresin e Triestes (1913). Sotir Kolea drejtoi më pas gazetën “L’Albanie” në Lozanë (1915), ku mbrojti të drejtat e shqiptarëve në arenën ndërkombëtare.

Nga viti 1928 deri më 1937, si drejtor i Bibliotekës Kombëtare dhe Muzeut Kombëtar, Kolea e ngriti institucionin mbi baza shkencore, duke shtuar fondin e librave nga 4 000 në 18 000 tituj, duke botuar periodikë bibliografikë dhe duke mbledhur dokumente me vlera të veçanta historike e kulturore.

Merita e tij është prezantimi i dorëshkrimit të Kostë Beratit, dokumentimi i origjinës së flamurit të ngritur në Vlorë më 1912, si dhe mbledhja e materialeve për Skënderbeun, Shtjefën Gjeçovin, Fan Nolin e shumë të tjerë.

Në fushën e shkencës gjuhësore, Kolea punoi për hartimin e pesë fjalorëve, ndër të cilët më kryesori mbetet “Fjalori i gjuhës shqipe”, i pabotuar, për të cilin punoi nga viti 1905 deri në fund të jetës. Ai hartoi gjithashtu “Fjalorin shqip-greqisht” me 68 963 fjalë; “Fjalorin shqip-frëngjisht”, një fjalor për orientalizmat, si dhe dorëshkrime të tjera për botanikën, etnografinë dhe toponomastikën shqiptare.

Në vitin 1940 u zgjodh anëtar i Institutit të Studimeve Shqiptare, krahas figurave të shquara si Ernest Koliqi, Eqrem Çabej e P. Anton Harapi. Trashëgimia e tij e pasur, e ruajtur sot në Arkivin e Shtetit, mbetet një pasuri e madhe për albanologjinë dhe kulturën kombëtare.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.