🌫️
Tiranë 10°C · Mjegull 26 Tetor 2026
S&P 500 7,624 ▼0.52%
DOW 52,215 ▼1.23%
NASDAQ 25,955 ▼0.21%
NAFTA 100.99 ▼2.21%
ARI 4,024 ▲0.41%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8382 EUR/CHF 0.9243 EUR/ALL 90.7400 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5193 EUR/TRY 55.8163 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5707 EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8382 EUR/CHF 0.9243 EUR/ALL 90.7400 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5193 EUR/TRY 55.8163 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5707
₿ CRYPTO
BTC $79,980 ▼ -1.18% ETH $2,314 ▼ -2.3% XRP $1.2843 ▼ -2.13% SOL $100.9800 ▼ -1.63%
S&P 500 7,624 ▼0.52 % DOW 52,215 ▼1.23 % NASDAQ 25,955 ▼0.21 % NAFTA 100.99 ▼2.21 % ARI 4,024 ▲0.41 % S&P 500 7,624 ▼0.52 % DOW 52,215 ▼1.23 % NASDAQ 25,955 ▼0.21 % NAFTA 100.99 ▼2.21 % ARI 4,024 ▲0.41 %
EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8382 EUR/CHF 0.9243 EUR/ALL 90.7400 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5193 EUR/TRY 55.8163 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5707 EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8382 EUR/CHF 0.9243 EUR/ALL 90.7400 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5193 EUR/TRY 55.8163 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5707
26 Tet 2026
Breaking
Bota

SPANJË – Konservatori Feijoo kërkon takim me socialistin Sanchez për shmangien e krizës qeverisëse

Konservatori Alberto Nunez Feijoo, Partia Popullore (PP) e të cilit doli në krye në zgjedhjet legjislative spanjolle, pa marrë numrin e vendeve të nevojshme për të formuar një qeveri, i kërkoi kryeministrit në largim Pedro Sánchez një takim për të shmangur “një situatë të paqeverisshme”.

“Sapo i kam kërkuar kandidatit të PSOE (Partisë Socialiste) Pedro Sanchez një takim këtë javë”, shkroi z. Feijoo në rrjetin social Twitter, i riemërtuar X.

Kreu i PP-së tregoi se këtë kërkesë e ka bërë pasi ka përfunduar numërimi i votave të votuesve spanjollë që jetojnë jashtë dhe “si fitues i zgjedhjeve të 23 korrikut”.

Numërimi i votave nga jashtë, i cili përfundoi të shtunën, i dha Partisë Popullore një vend për njësinë elektorale të Madridit të caktuar fillimisht për socialistët, dhe megjithëse këta të fundit mbeten favorit për të formuar një qeveri, balanca e re e pushtetit e bën situatën e tyre më të komplikuar.

Në fund të këtij numërimi, socialistët kaluan nga 122 në 121 deputetë dhe PP e Alberto Nunez Feijo0o nga 136 në 137, të dy partitë ishin larg 176 vendeve të nevojshme për të marrë një shumicë absolute në parlament në raundin e parë.

Me mbështetjen që kanë të dy partitë, balanca e pushtetit tani është 171 deputetë për të majtën dhe 171 për të djathtën.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.